Banka Botërore: Borxhi publik, gjithë hapësira fiskale është ezauruar; qeveria e re, përballë një sfide të vështirë

Borxhi publik në gjashtë muaj të parë të këtij viti ka arritur në 62.4 për qind, duke iu afruar limiteve të parashikuara me ligjin e buxhetit të vitit 2013 prej 62.8 për qind e Prodhimit e Brendshëm Bruto. Pavarësisht kësaj shifre, gjithë hapësira fiskale është ezauruar, thekson përfaqësuesja e Bankës Botërore, Ksenyia Lvovsky, sipas gazetës Panorama.
Qeveria e re, që pritet të vijë në shtator, do të ballafaqohet me një borxh të lartë publik dhe do të jetë në dorën e saj nëse do të vendosë rritje të mëtejshme të tij apo caktimin e një rregulli fiskal për ulje. Përveç Bankës Botërore, një institucion tjetër që ka theksuar shpesh uljen e borxhit është edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që sikurse është deklaruar nga qeveria në ardhje, do të vendoset sërish në vendin tonë pas disa viteve largim. Borxhi publik pritet të jetë një ndër fokuset kyçe të këtij misioni dhe asistencës së tij ndaj qeverisë.
Për më tepër lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/wp-content/plugins/top-10/top-10
Zh.
Add new comment