Ç’bëhet me 21 janarin?, pyet komiteti i Gjenevës. Dhe merr një përgjigje elastike nga tanët

Postuar në 15 Korrik, 2013 15:35

21 janari shqiptar ngriti sërish krye në axhendat ndërkombëtare sot paradite. Komiteti për të drejtat e njeriut të OKB-së në Gjenevë, ka shprehur shqetësim për disa çështje, lidhur me respektimin e të drejtave civile dhe politike në Shqipëri. Dhe ndër to, anëtarët e komitetit kanë kërkuar nga delegacioni prej 12 anëtarësh që përfaqëson Shqipërinë (hera e fundit që ky delegacion ka dalë përpara komitetit, ishte në 2004-ën), të përgjigjen edhe lidhur me rekomandimet e Avokatit të Popullit për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit. Madje, sipas njërit prej anëtarëve, “duket se autoritetet nuk i marrin seriozisht rekomandimet e Avokatit të Popullit”.
Në përgjigjen e saj, ambasadorja e misionit të përhershëm të Shqipërisë në Gjenevë, Filloreta Kodra (e LSI-së) pranoi se shumë prej rekomandimeve të Avokatit të Popullit nuk janë implementuar, por ama “janë marrë parasysh nga institucionet përkatëse”.

 

A.K

Comments

Submitted by Anonim Vedat Shehu (not verified) on

<p>Me vjen keq, por 21 Dhjetori eshte vrime ne uje, krahasuar me gurgulene qe pergatiten dy persona Berisha dhe Meksi. Eshyte fjala per ngritjen dhe shembjen e tee ashtuquajtura Firma Piramidale ne shtetin e tyre, nen hunden e tyre, me stimulimin e tyre dhe me kapadillekun e tyre nee prishjen e tyre. Keta kriminele ne vend qe te jepnin llogari u kapardisen njeri me shume se tjeteri. Kur kriminelet organizator nuk u vune perpara pergjegjesise me ate ngjarje regresive gjigante qe solli mijera viktima, si mund te vihen perpara pergjegjesise dhe tee japin llogari Berisha dhe klika per vetem 3 viktima koti, qe, sic me duket mua, ishin kurban per kaprico te konfliktit te sajuar&nbsp;Pd-PS?.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.