KQZ refuzon ankimimin, mbyllet historia politike e Priftit. Të paktën për ca kohë

Postuar në 16 Korrik, 2013 07:13

Dritan Prifti, kandidat i pavarur në qarkun e Fierit, kishte marrë rreth 6800 vota në zgjedhjet e 23 qershorit. Ai deklaroi se kishin votuar për të mbi dhjetë mijë vetë, por votat i ishin vjedhur nga partitë e mëdha. Tha gjithashtu se do të kërkonte rinumërim në KQZ, edhe pse ishte i bindur se ankimimi i tij nuk do të merrej parasysh. Të gjitha këto u vërtetuan sot, kur në KQZ përfaqësuesi i Priftit kërkoi rinumërim dhe rivlerësim të votave në 10 ZAZ të Fierit. Përfaqësuesi ligjor i Priftit kërkoi nga KQZ që vetë anëtarët, të bëjnë kqyrjen e materialeve filmike, dhe më pas të veprohet në bazë të konkluzioneve që do të nxirren. Por Komisioni Qëndror e rrëzoi kërkesën e tij ankimore dhe të tjerat, që ishin paraqitur për Qarkun e Fierit. Kështu, odiseja politike e Dritan Priftit mund të konsiderohet e mbyllur. Të paktën për tani.

A.K

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>cfare gezimi per Respublica! Megjithate, te marresh 6800 vota personale mund te quhet nje rekord ne Shqiperi; Edi Rama po te dilte me vete si subjekt do te merrte shume me pak(rrime sa rrime, e nuk i rezistojme dot tundimit per te bere spekullime mediatike si te Zaloshnjes, ngaqe vesi i gazetarit eshte semundje ngjitese, mesa duket).</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Ky eshte kod elktroral diskriminues. Krijon pabarazi midis vleres se voten ne pjese te ndryshme te vednit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.