Limaj në kurthin e një procesi kafkian

Postuar në 15 Korrik, 2013 14:10

Çështja ‘Limaj’ është shndërruar në një odise ende pa u mbyllur. U bë kohë tani që gazetat e edicionet e lajmeve në TV kanë dalë herë pas here me tituj të tillë, si “Limaj në pranga”, “Limaj në arrest shtëpiak”, “Limaj lirohet me vendim gjykate”, etj, etj. Para disa ditësh, saktësisht më 3 korrik, doli lajmi se “Limaj del nga arresti shtëpiak”, ndërsa sot është marrë vesh se “Limajn e kanë rikthyer në gjendjen e arrestit shtëpiak”.

Ka qenë Gjykata e Apelit në Prishtinë që e ka marrë këtë vendim për Fatmir Limajn dhe të tjerët. Prokurori Maurizio Salustro u ankua pas lirimit në Gjykatën e Apelit, dhe kjo e fundit e ka miratuar kërkesën e prokurorit të EULEX-it për të rikthyer masën e arrestit shtëpiak. “Spektakël procedurash juridike”, e ka cilësuar avokati i Limajt këtë që po ndodh. Dhe ka të drejtë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.