Shënim: Fitorja “deus ex Berisha” e Bashës dhe bindja e tij se di si të mposhtë kundërshtarin

Postuar në 16 Korrik, 2013 03:53

“Kush të ka mundur një herë, di dhe do të të mundë përsëri”. Kjo deklaratë e kandidatit demokrat për drejtimin e partisë, Lulzim Basha, po kthehet në lejtmotiv të fushatës së tij brendapartiake. Basha e ka fjalën për bashkinë e Tiranës dhe garën e majit 2011 përballë Ramës. Dhe ai është i bindur se e ka mposhtur Ramën në kandidimin e tij të katërt për Tiranën. Vërtet deklaratën e mësipërme Basha e bëri nga Shkodra; vërtet kishte një audiencë militante; por a është kjo arsye që populizmi që mos njohë kufij? Po nga Shkodra, Basha tha se shumica e sotme është rezultat i shitblerjes masive të votës, dhe kunja i shkon afërmendsh LSI-së. Mirëpo Basha e kishte në krah LSI-në kur “fitoi”, e po ashtu kishte dhe mbi njëmijë vota komunistësh, që ja solli peshqesh konjuktura e atëhershme politike. Dhe prapë ishte dhjetë vota mangut, e u desh një deux ex Berisha për t’i dhënë bashkinë. Çfarë ka parasysh pra, Basha, kur flet për fitore?

A.K   

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>C&#39;fatkeqesi qe opozita e ardhshme do te drejtohet nga te tille njerez pa shtylle kurrizore, individe humbes qe nuk shfaqin as ndjesine me te vogel te turpit e pergjegjesise per humbjen poshteruese, kermij zvarrites pa kurajon me te vogel per te drejtuar gishtin ndaj mecenateve te tyre, zvarranike te peshtire me ambicie fluturakesh. Ky eshte lidershipi i ri qe do ta coje PD atje ku e drejtoi lideri i tyre, dmth ne gremine; ky eshte vizioni i ri prej deshtakesh qe do t&#39;i mundesoje Metes&amp;CO te talle bythen me pushtetin te pakten 3 legjislatura. C&#39;mynxyre!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.