Gara në PD “bëhet e ashpër”: Olldashi flet për ca avantazhe të tijat në betejën me Bashën

Gara brenda PD-së për të kapur kreun e kësaj partie është pa nerv dhe pa debat. Maksimumi i dialektikës në këtë garë ka qenë një moment, kur Olldashi ka numëruar disa avantazhe që ai ka. “Së pari e njoh PD-në më mirë, sepse kam një kohë më të gjatë dhe e kam njohur në kohë dhe nivele të ndryshme; e kam njohur pra gradualisht, dhe jo menjëherë në drejtim”, ka thënë ai, duke lënë të kuptohet kritikën që Basha është katapultuar menjëherë në drejtim. “Së dyti, kam avantazh eksperiencën opozitare, unë e di çfarë është Partia Demokratike në opozitë, sepse kam qenë pjesë e saj në opozitë, sepse unë e di së çfarë është opozita, është një gjë krejt tjetër nga partia në pushtet, është një betejë krejt e ndryshme dhe që kërkon patjetër një ekspertizë dhe një eksperiencë”, dhe në këtë pikë ai ka dashur të nxjerrë në evidencë faktin që Basha ka qenë gjithë kohën në pushtet. “Së treti, avantazh është fakti që jam në Parlament dhe beteja mes maxhorancës dhe opozitës zhvillohet në Parlament”, ka thënë ai, duke dashur t’i bëjë të tjerët ta shohin dhe njohin handicap-in e Bashës që s’është në parlament. “Dhe e katërta, e kam të gjithë kohën në dispozicion për t’ia përkushtuar betejës politike që duhet të bëjë Partia Demokratike”, u shpreh Olldashi gjatë takimeve të ditës së djeshme.
Re.Pu.
Comments
Nuk po e kuptojme se cfare
Nuk po e kuptojme se cfare kerkojne keta spurdhjake mediatike nga PD. Edhe tani qe eshte ne opozite nuk iu le urrejta patologjike pa shkruar gomarlleqe tendencioze. Palo, fucking, gazetari.
Add new comment