Superpasaniku serb, 12 mln euro vetëm për t’u liruar me kusht

I arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar nën akuzat për evazión fiskal në mbi 30 milionë euro, biznesmeni serb Mirosllav Mishkoviç bëri sërish bujë. Këtë herë, për lirimin e tij me kusht nga burgu, për të cilin Mishkoviç pagoi përmes kompanisë së tij Delta Holding, plot 12 milionë euro. Lajmin e jep agjencia BIRN, që njofton se pagesa është kryer sot. Kjo shumë është derdhur vetëm që Mishkoviç të përgatitet në shtëpinë e vet për gjyqin që e pret, por qoftë dhe vetëm fakti i mundësisë së një pagese të tillë ka bërë xhiron e mediave serbe. Paratë e evazionit, biznesmeni i ka përfituar, sipas akuzës, nga privatizimi i kompanive të rrugëve, ndërkohë që Delta Holding është kompania më e madhe private në Serbi. Ajo është përmendur edhe në mediat shqiptare pasi bleu rrjetin e supermerkateve Euromax, që ja shiti më pas një kompanie belge. Një pyetje tunduese ndërkaq, mbetet në mendjen e kujtdo: A do t’i kishte paguar kaq kollaj Mishkoviç ato tufa parash, nëse do t’i “dhimbseshin” pak më shumë; pra nëse do t’i kishte fituar me biznes të ndershëm?
A.K
Comments
Pyetja eshte e drejte por
<p>Pyetja eshte e drejte por kini parasysh qe gjyqi mund ta denoi per evazion fiskal dhe atij do ti duhet qe perveç 12 milioneve te derdhi dhe shume te tjera.</p><p>Nje pyetje qe del vetvetiu<span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">: a ka qen vertet blerje e paster ajo e supermeerkatave Euromax ne shqiperi? pse u rishit te Delhaize dhe pikerisht kur Mishkoviç u burgos u be rikalim i ketij rjeti te pronari i pare shqiptar?</span></p>
Add new comment