Kolegji i thotë “jo” lojës së hapjes së kutive; zgjedhjet quhen të mbyllura

Postuar në 22 Korrik, 2013 11:48

Socialistët kanë bërë ankimim në Kolegjin Zgjedhor, me anë të të cilit kanë kërkuar të anulohet, e të njihet si i paligjshëm, vendimi i KQZ-së për të rihapur të gjitha kutitë në qarkun e Lezhës e të Shkodrës (vendimi u mor me katër vota, në një kohë që, sipas kodit zgjedhor, duhet marrë me pesë). Dhe Kolegji ka rënë dakord me logjikën e socialistëve. Ata kanë marrë një vendim, me anë të të cilit e shpallin të paligjshëm vendimin e KQZ-së. Pas kësaj, duhet të ndërpritet rinumërimi i Shkodrës (që po ndodhte gjatë këtyre orëve), dhe konsiderohet nul rinumërrimi i Lezhës.

“Kolegji, në ndryshim nga KQZ, e lexoi ligjin ashtu siç ligjvënësi e ka shkruar. Ky vendim ka efekt automatik edhe për qarkun e Shkodrës. Vendimet kanë qenë haptas në kundërshtim me ligjin. Nuk ka nevojë të jesh jurist për të kuptuar këtë gjë. KQZ verbërisht, e urdhëruar politikisht, e ka futur këtë proces në një qorrsokak, që u zgjidh për fat të mirë nga Kolegji, duke kthyer ligjshmërinë në KQZ”, tha Koli Bele, përfaqësuesi ligjor i PS-së.

Kurse përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykashi, sulmoi ashpër Kolegjin Zgjedhor, duke thënë se është minuar procesi ankimor.

“Është një vendim i paprecedent. Është vendim i gjykatës dhe ata kanë të drejtën e tyre, [por] është një vendim që minon procesin ankimor sepse anulon mundësitë e çdo pale të ankimojë në kushtet e bllokimit të KQZ pas largimit të anëtarëve të majtë. Në sytë e të gjithë shqiptarëve është një vjedhje e hapur me 1200 vota në qarkun e Lezhës dhe ky është një mandat i vjedhur”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by pilo (not verified) on

Tani qe foli Gjykata duhet te heshte Berisha, se keshtu na thoshte ne 2009 qe nuk mund te dalesh kunder vendimit te gjykates.

Mire thone - kush i hap gropen tjetrit, bie vete ne grope.

Submitted by Anonim (not verified) on

...dhe keshtu edhe provat e gjetura ne kutite e votimit nuk mund te administrohen sepse jane pasoje e nje vendimi "absolutisht te paligjshem" te KQZ-se.

P.r.sh ne Q.V 0764 (komuna Ungrej ne Lezhe) nga -150 vota- per te majten dhe -6 vota- per te djathten ne procesverbal, kutite nxorren: -70 vota- per te majten dhe -82 vota- per te djathen, pra nje levizje prej 144 votash djathtas. Tani kjo kthehet mbrapsht dhe e majta "triumfon" perseri ne kete qender (150 me 6) edhe pse realisht ka humbur ketu. Po keshtu edhe ne disa Q.V te tjera ndodh kjo.

Nje militant i PS-se mund te gezohet, nje militant i PD-se mund te deshperohet nje neutral mund te beje indiferentin, ndersa mbillet  nje fryme e keqe, e neveritshme qe sa vjen e thellohet. Dikur abuzonte njera pale, tani tjetra ndersa  sistemi i vlerave mbetet njelloj.

Jetojme ne nje sistem ku 1+1 mund edhe te mos bejne 2 dhe rezultatin e caktojne rrethanat, situata ... Dhe (ndershmerisht) nuk mund te fajesosh askend konkretisht, asnje aktor... sepse jetojme ne nje sistem te tille vlerash...!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.