Krasniqi e quan gazetarin e Express-it “njeri me deformime fizike e mendore”; kundërpërgjigjet gazeta: “Gjuhë e Hitlerit”

Postuar në 20 Korrik, 2013 04:39

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është përfshirë në debatin e ditëve të fundit midis analistit Fatos Lubonja dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Një debat të cilin e ndoqi edhe redaktori i gazetës Express në Kosovë, Arben Idrizi. Në reagimin e tij Krasniqi ka qenë tepër i ashpër ndaj gazetarit dhe aspak i denjë për pozicionin e lartë që mban, aq më tepër që ky sulm bëhet ndaj një gazetari: “Kjo që them vlen për intelektualin njeri, shkrimtarin e vërtetë dhe kjo nuk vlen për prodhimin njerëzor prej monstre. Pasi vetëm nga ky dyzim lindin njerëz me deformime fizike e mendore si në rastin tonë, me “intelektualin” dhe “shkrimtarin” A. I.?!”.

Por, gazeta i është kundërpërgjigjur aty për aty: “Gjuha e përdorur nga Kryetari i Parlamentit është jashtëzakonisht e ashpër dhe e ngjashme me fjalimet fashiste të kohës së Adolf Hitlerit, kur i akuzonin njerëzit për deformime fizike dhe psikike”.

 

Shkrimin e gazetarit Arben Idrizi e gjeni këtu http://gazetaexpress.com/?cid=1,883,116780

 

Përgjigja e Krasniqit http://gazetaexpress.com/?cid=1,13,116908

 

Re.Pu

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>E çfarë bën Idrizi kur plot 14 njerëz i quan vrasës pa asnjë dëshmi por duke u bazuar në instiktin e tij të shkrimtarit? E çfarë është Idrizi kur e quan Adem Jasharin vrasës? A jeni more në vete? Po ku Arben Idrizi absolutisht është i çmendur! Nëse janë të mençur të apostrofuarit duhet ta hedhin në gjyq atë dhe gazetën Express dhe ata do të shkatërrohen financiarisht dhe kurrë më nuk do të quajnë njerëzit vrasës veç pse ju çohet ashtu! Mosni, mosni se askund në botë nuk guxon të bësh këtë dhe njeriu normal nuk e bën ketë! Mosni se turp!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.