Idrizi, Buzhala e Baze thonë të tyren lidhur me shkrimin e Lubonjës

Debati që ka provokuar shkrimi i fundit i Lubonjës me titull ‘Nën qiellin e Europës’, publikuar fillimisht në revistën SUDOSTEUROPA Mittelungen, e pastaj në Panorama, ka provokuar reagime të shumta në Prishtinë e në Tiranë. Vetëm pak orë më pas, i frymëzuar prej shkrimit, kolumnisti kosovar Arben Idrizi ka bërë një artikull me titull “Mbi vrasësit e tjerë”, dhe në të bën një listë heronjsh-vrasësish, si “Kadri Veseli, Ilmi Reçica, Latif Gashi, Azem Syla, Rrustem Mustafa – Remi, Xhavit Haliti, Bekim Haxhiu – Kamishi, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Xhabir Zharku, Rexhep Selimi, Florin Krasniqi, Daut Haradinaj, vëllai i Ramush Haradinajt, Ukë Rugova, i biri i Presidentit Rugova”. “Unë e di, pa i pasur provat e shenjat, por duke u mbështetur në zanatin dhe instinktin e zanatit tim prej shkrimtari, se [këta janë vrasës]”, thotë në thelb Idrizi, që më pas bën dhe një nënvizim jo fort ortodoks mbi Adem Jasharin: “Askush nuk guxon të thotë se ai që konsiderohet legjendë e gjallë, komandant legjendar, etj., Adem Jashari, me ngujimin e fëmijëve, grave dhe pleqve, në të vërtetë kishte marrë pjesë në vrasjen e tyre; se interpretimet e një të bëme të tillë, në një shoqëri normale, do të duhej të ishin të hapura dhe të pafundme, prej sakrificës deri te kafshëria dhe marrëzia, siç është pafundësisht i interpretueshëm çdo mit apo sajesë e sojtë”.
Pas tij, në të njëjtën gazetë (Express), shkruan deputeti i PDK-së, Berat Buzhala. Pasi thotë se “Lubonja dhe Idrizi janë dy personalitete të jashtëzakonshme morale të shoqërisë shqiptare”, e pasi kritikon ata që duan t’u mbyllin gojën këtyre të dyve në këtë rrethanë, Buzhala thotë të vetën: “edhe Lubonja, edhe Ben Idrizi janë nxituar me aktgjykimet e tyre, të bëra fet e fet”.
Ndërsa Mero Baze në gazetën e tij Tema, fillimisht merret me histerinë e shqiptarëve ndaj shkrimit të Lubonjës. Pastaj, pasi harxhon një rresht lidhur “me njerëzit e emocionuar nga ndonjë paragraf i shkrimit [të Lubonjës]” (nuk kuptohte me cilët e ka), dhe në fund, bazuar mbi standardin e dyfishtë që, sipas tij, denoncohet në shkrimin e lubonjës (ai shkruan: “thelbi i këtij shkrimi është se liderët shqiptarë, për të mbuluar problemet e tyre brenda, përdorin nacionalizmin, kurse për t’iu servilosur Evropës, gjuhën e saj”), Baze denoncon standardin e dyfishtë të Lubonjës vetë, që pas 21 janarit, “nuk adoptoi standardin që adopton si intelektual ndaj krimeve sado të pakta të UÇK”.
Për Bazen, shkrimi i Lubonjës është i cekët, përveç të tjerash. Ai thotë: “I gjithë shkrimi i Lubonjës ka dhe atë tiparin e tij të përhershëm, cektësinë me të cilën prek problemin…. Ai shpesh shkruan me të njëjtën lehtësi për çështje politike, sociale, kulturore, kriminale dhe historike, duke injoruar thellësinë e problemit. Në këtë rast cektësia me të cilën ai qaset ndaj problemeve, nuk e mbron dot, por jo se e fajëson në atë shkallë sa po e sulmojnë.
Shkrimi i plotë i Bazes gjendet në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/07/18/lubonja-eshte-nje-shqiptar-si-ne/
Shkrimi i Idrizit gjendet në linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,883,116780
Ndërsa shkrimi i Buzhalës në linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,74,116833
Re.Pu.
Comments
Ne fakt ky shkrim i Lubonjes,

Ne fakt ky shkrim i Lubonjes, po ashtu edhe i Arben Idrizit meritojne vemendje, jo thjesht per tezen qe pretentojne te trajtojne, por thjesht per t´ju kujtuar se kete teme e ka shterruar me shume se nje shekull me pare Viktor Hygo, me romanin "Viti 93".

Per ata qe nuk e kane lexuar romanin po e them shume shkurt thelbin e tij:

Markez De Lantenaku eshte nje fisnik, mbrojtes i Monarkise Franceze.

Goveni eshte nipi i Markezit, por eshte rreshtuar ne krahun e Republikaneve dhe eshte Kryekomandant i Ushtrise Republikane.

Simurdeni eshte nje prift, por me ide revolucionare dhe perkrahes i Republikaneve. Simurdeni ne thelb eshte mendimtari dhe shpirti i Revolucionit.

Por Simurdeni ka adoptuar Govenin, kryekomandantin, e ka bere "bir ne shpirt".

Rreth ketyre personazheve eshte ndertuar romani, qe ben fjale per vitin e larget te shekullit te 18-te, 93! Eshte lufte, republikanet po fitojne, forcat e monarkise po zbythen. Ka mbetur nje fortese e fundit ku jane ngujuar forcat e Markez De Lantenakut. Rrethimi i Ushtrise Republikane zgjat, Goveni eshte nje komandant shume i zoti dhe plot energji. Simurdeni vazhdon te mendoj, eshte mendimtari i revolucionit, me ndikim te jashtezakonshem ne te gjithe rrepublikanet francez. Rrethanat dhe detajet shpesh vendosin ne kohe perpmbysjesh dhe luftrash te medha. Keshtu ndodh edhe ketu: i vihet flaka keshtjelles, ne menyre qe te dorezohen monarkistet. Flaka po djeg biblioteken e forteses, ku mbaheshin peng tre femije jetim. Nderkohe Markezi tenton te largohet neper nje tunel te fshehte. Kujtohet se tre femijet e mitur do digjeshin ne sallen e bibliotekes. Kthen rruge, harron monarkine, duhet te shpetoj jeten e tre femijve. Shkon ne sallen e bibliotekes, merr tre femijet ne krahe, dhe fillon te zbres shkallet qe kishin vene republikanet ne perpjekje per te shpetuar femijet.

Markezi arrestohet, burgoset ne burgun e keshtjelles ne pritje te Gjyqit Ushtarak. Por Goveni, nipi i Markezit dhe Kryekomandanti i Republikanve, preket nga veprimi i Markezit qe sakrifikoi monarkine per jeten e tre femijve. Naten, kryekomandanti Goven shkon ne qeline e xhaxhait te tij dhe e liron. Ai vesh rrobat e kryekomandantit dhe largohet i pashqetesuar nga askush.

Te nesermen, do te behej gjyqi i Markezit. Do ta gjykonte Simurdeni. Por... ne vend te Markezit, ushtaret sollen Govenin, kryekomandantin e tyre. Simurdeni do te gjykonte birin e tij ne shpirt! E tmerrshme, do te gjykoj kryekomandantin, birin e tij, njeriun qe kishte sjell fitoren e republikanve! Gjykata ka tre antar; dy ushtar te thjesht dhe Simurdeni. Njeri nga ushtaret mendon se Goveni duhet denuar me vdekje, tjetri thote se duhet te falet. I mbetet te vendos vet ai, babai i tij shpirteror, per birin e tij!

E dini cili eshte vendimi i tij? Si mendoni ju?

Simurdeni e denon me vdekje, me prere koke ne gijotine!

Sic kuptohet, te gjitha luftrat jane te keqija, jane te tmerrshme, ku vriten njerez, me faj dhe pa faj. Sepse eshte lufte. Sepse nuk ka kohe per rregulla, per procedura, duhet vendosur shpejt, perndryshe e humbet betejen. Aq me teper per nje lufte clirimtare, ku ke perballe nje armik te shemtuar, pervers, gjakatar, qe mendon te te zhduk nga faqja e dheut ty dhe popullin tend. Dhe Serbia pikerisht ate po bente, genocid te paster, per te zhbere nje popull te tere, ne kohet moderne, ne fund te shekullit te 20-te!

Doli pikerisht Adem Jashari, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Ilmi Reçica, Latif Gashi, Azem Syla, Rrustem Mustafa – Remi, Xhavit Haliti, Bekim Haxhiu – Kamishi, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Xhabir Zharku, Rexhep Selimi, Florin Krasniqi, Daut Haradinaj, vëllai i Ramush Haradinajt, Ukë Rugova, i biri i Presidentit Rugova, Hashim Thaci, qe e ndalen kete katastrof njerzore, te pashembullt ne historine e njerzimit, zbrazjen e nje vendi nga popullsia e tij. As diktatoret me te cmendur nuk e kane bere nje gje te tille; te zbrazet nje territor i nje vendi dhe kusuri te vritet!

Arben Idrizi thote se jam shkrimtar. Nuk ka prova, por thote se ai e di, sepse eshte shkrimtar dhe gazetar! Pra sipas tij mjafton kjo qe (merreni me mend, kete po e thote nje shkrimtar dhe gazetar, pavarsisht se nuk ka prova, mjafton kjo qe kete po e thote ky fare shkrimtari??!!) te "vertetoj" se eshte e vertete ajo cfare shkruan! Nuk po merrem me Lubonjen, sepse ka dy vendime Gjykate qe thone se Haradinaj eshte i pafajshem. Dhe me besoni se gjykatat e sotshme nuk jane si gjykimi i priftit Simurden!

Add new comment