Rinumërim në 10 kuti në Lezhë: PD-në, aty vërtet e kanë vjedhur! A i intereson PD të hapen të gjitha kutitë e ‘Pandorës’?

Postuar në 18 Korrik, 2013 13:56

Ditën e enjte, në sallen e mbledhjeve të KQZ-së u rinumeruan votat e 10 kutive që i përkasin qytetit të Lezhës, për të cilat Partia Demokratike kërkoi rivlerësim të tabelave të rezultateve të tyre. Rinumërimi dëshmoi në sallën e KQZ-së manipulim të rezultatit në këto qendra edhe nga grupet e numërimit, njofton Top Channel. Nga 39 vota që bënë diferencën e mandatit të fundit të këtij qarku, i cili sipas vendimit të KQZ-së, i shkoi PD, diferenca thellohet në 306 vota në favor të koalicionit të djathtë.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste kërkon pavlefshmëri në 6 qendra të votimit në Qarkun e Lezhës, (katër kuti të Laçit), ku ndodhi incidenti me armë që shkaktoi vdekjen e një simpatizanti të LSI, incident pas të cilit komisionerët e majtë u larguan për disa orë. Të njëjtën kërkesë, PS ka edhe për dy qendra të tjera votimi të këtij qarku. Në njërën rezulton se ka më shumë vota se votues, ndërsa në qendrën tjetër, atë të Mamurrasit, sipas ankimit të PS,  70 % e votuesve nga një pjesëmarrje rekord prej 90.2 % në zgjedhje, rezultojnë të jenë emigrantë që nuk kanë qenë ditën e zgjedhjeve në Shqipëri, verifikuar edhe nga sistemi TIMS, sipas PS.

Vetë Berisha është mjaftuar me një koment në Facebook  (vendi ku mund të flasësh, por jo të veprosh) ku fliste për Baronë droge të Edi Ramës. Nëse në të gjitha kutitë e Pandorës PD-në e kanë vjedhur, a do ishte duke kaluar kaq kohë të lirë në Facebook Kryeministri?

k.c.

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

Ky shkrim eshte nje cinizem i formes me eksterme aq me teper kur e lexon ne nje bloqe qe quhet "Respublica"

Nuk ka asnje rendesi se kush i ka vjedhur kujt. Ajo qe ka rendesi eshte qe ne kete vend te fitohet besimi se vota numerohet ashtu sic hidhet. Ka rendesi te penalizohen te gjithe ata qe nen presion finaciar apo fizik falsifikojne dhe tjetersojne voten e shqiptareve.

Nuk ka gje me te peshtire kur lexon sesi nje "gazetar" e trajton kete fenomen me tifozeri

Submitted by Anonim (not verified) on

Po. Me sa duket i intereson të gjitha kutitë e ‘Pandorës’! Sepse nuk ka c'te humbase me.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.