Berisha thyen rekorde noti në miliona lekë të shpenzuara për vilën qeveritare të Dhërmiut

Postuar në 21 Korrik, 2013 05:03

 

E ndërsa gjendja ekonomike dhe financiare e vendit është ajo që është, dhe që më mirë se çdo tjetër e di Kryeministri në të praptë, Berisha, të cilit, siç është shprehur shpesh, por më tepër në fushatën e fundit zgjedhore, i dhimbset çdo qindarkë e siguruar nga djersa dhe gjaku i shqiptarëve, kur ka ardhur puna për vete dhe familjen e tij, ka shpenzuar miliona nga ky gjak e djersë vetëm e vetëm për të qetësuar veten pas tronditjes së madhe që ka pësuar me humbjen e zgjedhjeve.

Gazeta Shekulli boton sot disa të dhëna lidhur me shpenzimet e kryera ditët e fundit për rikonstruktimin e vilës qeveritare në Dhërmi, ku do të pushonte dhe do të thyente rekordin e ri të notit kryeministri Berisha.

Drejtoria e Shërbimeve qeveritare më datë 18 korrik është detyruar që të shlyejë një faturë të prapambetur për rikonstruksionin e vilës qeveritare në Dhërmi të Vlorës. Kjo drejtori ka marrë nga dega e Thesarit shumën 791 634 lekë për t’ia paguar një biznesi privat që është marrë me rikonstruksionin e vilës në Dhërmi. Punimet janë kryer gjatë muajit prill deri në fillim të majit për ta përgatitur atë për pritjen e kryeministrit Berisha dhe të drejtuesve të lartë të shtetit për pushimet verore. Shpenzimet e qeverisë Berisha për këtë vilë nuk kanë fund. Ndërkohë që vitin 2008, për  rikonstruksionin e vilës në Dhërmi u harxhuan 1.416.666 lekë dhe në maj të 2009-s përmes një tjetër vendimi, kryeministri Berisha do të vendoste një shtesë fondi prej 129 036 784 lekë për rikonstruksionin e disa vilave qeveritare, përkatësisht në Dhërmi, Durrës, Vlorë dhe Pogradec.

Zh.

Comments

Submitted by RP (not verified) on

<p>thone qe Enveri vinte per pushime me buke me vete,keta rripat vit per vit i dezinfektojne ambjentet,a thua se kane alergji morrat e njeri-tjetrit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.