Vazhdon eliminimi fizik i të arratisurve shqiptarë nga burgu i Trikallasë, vritet nga policia greke Marian Kola, i shpëton rrethimit Ilir Kupa

Postuar në 21 Korrik, 2013 05:36

Arratisja e të burgosurve shqiptarë nga famkeqi, burgu i Trikallasë, ka disa muaj që ka ngritur në këmbë policinë greke. Përleshja e radhës me dy të burgosurit ka ndodhur pranë urës së lumit Kalama, në fshatin Vrosina në malet e Sulit, ku policia i ka ngushutuar atyre rrethimin për të mos u lejuar hyrjen në Shqipëri. Ata janë zbuluar nga kamerat termike të policisë, që kontrollonte zonën gjatë natës. Policia ishte vënë në ndjekje të dy të arratisurve prej kohësh dhe ishin marrë të gjitha masat që ata të mos hynin në Shqipëri. Dy të burgosurit kanë vjedhur gjatë dy javëve të fundit, 3 makina dhe kanë tentuar të kalojnë kufirin për në Shqipëri, por prita e mbrëmjes së kaluar i ka dhënë fund aventurës së Marian Kolës, ndërsa i shpëton rrethimit Ilir Kupa.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.