Facebook-u përvijon përplasjet në PD. Peka lidh Olldashin me klane krimi

Postuar në 23 Korrik, 2013 11:17

Revoltimi në facebook i deputetes Mesila Doda mbi parregullsitë me listat në zgjedhjet demokrate, u shoqërua, ashtu si dhe fjalimi i fundit i Sokol Olldashit, me thirrjen që këtej e tutje PD-ja të vërë rregull në shtëpinë e vet. Po kështu, një kapak me urdhër nga lart, duket se iu vu edhe sherrit të fushatës, mes botuesit Fahri Balliu dhe këshilltarit të ministrit Bode, Fundo. Por rrjeti social ashtu siç shërben për valvulë shkarkimi të pakënaqësive, vlen edhe për t’iu gëzuar fitores. Gazetari Çlirim Peka, mbështetës i PD-së, ka shkuar madje dhe më larg. Siç njofton Tema, Peka ka shkruar se fitorja e Bashës në PD shmangu kapjen e opozitës së re nga klanet e krimit. “Nuk di të them nëse fitorja e Ramës është humbje për vendin, dhe që klani i drogës fitoi pushtetin. Por, di të them se ka një lajm të mirë. Ky klan që pretendon Berisha, nuk arriti të kapë edhe opozitën”, thotë Peka. A do të arrijë Berisha t’i taposë kësaj rradhe përplasjet e këtij lloji?

 

A.K

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.