Hollande Jahjagës: Po na sillni probleme me azilkërkuesit, shqetësimi i azilkërkuesve edhe në OKB

Kanë qenë tre lajme nga drejtime të ndryshme mbi azilkërkuesit, që kanë siell të njëjtin shqetësim dje në Kosovë. I pari ka të bëjë me takimin e Presidentes Jahjaga me Presidentin e Francës Hollande, ku ky i fundit i është ankuar Jahjagës se kjo çështje po shkakton probleme dhe po i jep shtetit një imazh të shëmtuar.
Lajmi i dytë bën fjalë për mbi 5 mijë shqiptarë që presin të riatdhesohen nga Hungaria. Në Kosovë u kthye dje nga Hungaria grupi i parë prej 110 shqiptarësh që duke e shfrytëzuar territorin e Serbisë synonin emigrimin e paligjshëm në vendet e Evropës perëndimore. Autoritetet thanë se qytetarët e Kosovës nuk mund të fitojnë më strehim në vendet e Bashkimit Evropian dhe fati i të kthyerve të djeshëm i pret të gjithë ata që synojnë emigrimin e paligjshëm.
Ndërsa lajmi i tretë vjen nga OKB në New York, në një raport të së cilës thuhet se azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor, në veçanti nga Serbia dhe Kosova përbëjnë grupin e tretë të kërkesave për azil me 24 mijë e 800 kërkesa gjatë vitit 2012 që është nja 14 për qind ose 3 mijë më shumë se një vit më pare.
Vetëm në Evropë gjatë vitit 2012 ka pasur 355 mijë e 500 kërkesa për azil politik, me Gjermaninë si vendin më të preferuar me 64,500 kërkesa, Francën më 54,900 dhe Suedinë me 43,900.
Zh.
Add new comment