Vazhdojnë përplasjet në PD. Këshilltari i Bodes kritikon procesin e zgjedhjes së Bashës, kurse Alibeaj e mbron

Postuar në 27 Korrik, 2013 04:55

Që pas qëndrimit të beftë të Astrit Patozit në “Top Story” lidhur me garën e zhvilluar në PD për kryetarin e partisë, duket se janë nxehur gjakrat. Pasi Lulzim Basha deklaroi dje se 41 mijë demokratë folën qartë në 22 korrik, duke theksuar se në PD ka mendim të lirë, në Facebook ka ardhur një koment nga ish deputetja demokrate, Arenca Trashani, e cila sulmon indirekt ata që kundërshtarët e Bashës: “Nuk u habita as edhe një fije… Ka njerëz të cilët, pasi kanë marrë shumë nga PD-ja, tamam si ndonjë paraardhës i tyre, mirënjohja i kthehet në urrejtje për PD-në. E kështu, gjëja e parë që dinë të bëjnë në opozitë është të sulmojnë PD-në, pa nxjerrë hala as edhe një fjalë për kundërshtarin”. Të njëjtën linjë ka mbajtur edhe ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili thekson se gara ishte me rregulla të qarta dhe rezultati 80 me 20 ishte një mesazh i fortë që dhanë demokratët, në përballjen e dy alternativave.

Por, një tjetër sulm për garën në PD, ka ardhur nga këshilltari i Bodes, Elvi Fundo, i cili shkruan: “Një miku im në debat kërkon një fakt, pse nuk ishte proces dhe pse i parazgjedhur. Do them dy detaje dhe me kaq e mbyll. Një komunë mungon totalisht dhe nga 300 anëtarë, nuk voton askush. Një komunë e cila është e babait të përfaqësuesit të Bashës voton 99.9999 %. Një fshat mungon totalisht, themelues e drejtues në vite mungojnë. Vëzhguesi nga Tirana, përgjegjësi për falsifikimin e listave u kërkon anëtarëve hapur të votojnë Bashën”. Fundo ka thënë se edhe babai i tij, demokrat që nga 92-shi, ishte hequr qëllimisht nga lista.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.