Arkiv-Lajme
Azgan Haklaj “nuk duron dot më” dhe nxjerr në shesh “të palarat” e Olldashit e Patozit
Azgan Haklaj ka qenë deputet i PD-së në qarkun e Kukësit (Tropojë). Ai sot kish një shkrim të vetin në Shqip, një shkrim me titull “Epitafi politik i Astrit Patozit”. Është një shkrim idhnak dhe i dobët qoftë dhe për faktin se ushqen mendësitë e praktikat e denoncimit e linçimit moral e publik të tjetrit, në momentin që ky i fundit “tradhëton kauzën e përbashkët me ty”. Haklaj pra nuk bënte polemikë a debat me Patozin, por në thelb i thosh: “Ah, ti ike, tradhëtove, po qorton udhëheqësin tonë, partinë tonë? Epo mirë, tani po i themi botës se kush je ti”.
Administrata e Kryeministrisë nuk ka marrë ende pagat. Çfarë po ndodh me buxhetin?
Për katër vjet radhazi, administrata e Kryeministrisë e ka marrë rrogën në ditën e caktuar, por këtë muaj duke se po përjeton një thatësirë monetare. Gazeta Shqip informon se pagat nuk janë hedhur ende, kur punonjësit e kanë provuar për të pestën ditë radhazi për të tërhequr lekët në bankomat. Sipas gazetës, punonjësit kanë kërkuar sqarime nga Ministria e Financave, por deri më tani kanë marrë justifikimin e një problemi “teknik” të Thesarit.
Paloka thumbon indirekt Olldashin dhe thotë se kabineti “Rama” do të funksionojë me dy grupe
Edi Paloka, deputet i PD-së, duke iu kthyer edhe njëherë zgjedhjeve të 23 qershorit, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se faktori kryesor i humbjes ishin ministrat, të cilët “duke mbajtur për 8 vite të njëjtin post, harruan bazën e partisë, duke krijuar kështu një shkëputje të thellë”. Sipas Palokës, u reflektua jo vetëm në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, por edhe në ato për kreun e PD-së, duke nëkuptuar kështu edhe humbjen e thellë të Sokol Olldashit përballë Lulzim Bashës.
Sollaku tek Byroja Kombëtare e Hetimit, Ajazi gati të largohet, thotë Shqiptarja.com
Një nga premtimet e Edi Ramës gjatë fushatës zgjedhore ishte edhe krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, një strukturë e re që do të hetojë dhe parandalojë krimet, trafiqet, kontrabandën dhe korrupsionin, e ngjashme me FBI-në amerikane, por në miniaturë. Shqiptarja.com shkruan sot se propozimi për ngritjen e Byrosë së Hetimit ka ardhur nga ish kryeministri britanik Toni Bler.
Prononcohet Ngjela: S’isha keq për një vend pune, doja të jepja një kontribut dinjitoz për shtetin, për të cilin kisha bërë marrëveshje me Ramën
Avokat Spartak Ngjela ka reaguar më në fund përmes një postimi të tij në Facebook pas spekulimeve se përse nuk pranoi të ishte pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Në përgjigje të një miku të tij, i cili e shtyn të pranojë një post fiktiv në qeveri, Ngjela shkruan:
Merr fund “odisea” e Zgjedhjeve të 23 Qershorit, dorëzohet KQZ, Kolegji Zgjedhor ndan mandatet e 140 deputetëve
KQZ nuk mundi të bëjë certifikimin e zgjedhjeve, për shkak se kërkohej një kuorum prej 5 anëtarësh. Për këtë arsye, PS iu drejtua Kolegjit Zgjedhor, që e ka pranuar kërkesën për ndarjen e mandateve.
Kolegji Zgjedhor ka nisur ditën e sotme ndarjen e mandateve, pas kërkesës së Partisë Socialiste. Kolegji shqyrtoi rast pas rasti të 12 kërkesë/paditë e paraqitura nga PS për shpërndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit. E ka filluar nga Qarku i Gjirokastrës pët të vijuar me shpërndarjen e mandateve për qarqet e tjerë.
Shënimi i sotëm i zotit Berisha në Facebook, përsëri atje ku i djeg, te ministrat e rinj socialistë, të cilët i quan të gjorë(!)
Kryeministri në largim, Sali Berisha, është pozicionuar në Facebook, ku prej ditësh ka nisur sulmet ndaj qeverisë së re. Berisha shkruan sot se “Rama kërkon t’ua mbushë mendjen shqiptarëve se paratë do i vjedhë LSI-ja”, duke iu referuar një shkrimi të publikuar nga gazetën “Shqip”, ku thuhet se rreth 80 për qind e investimeve në vend do jenë në dorë të ministrave të LSI-së.
Berlusconi i shpëton burgut prej moshes (është mbi 70 vjeç), por ndërkohë duhet t’i marrin pasaportat
Një ligj i hartuar nga qeveria “Monti” dhe e miratuar në parlament thotë, se “ata që kanë marrë dënime të formës së prerë me burg për më shumë se dy vjet e për vepra penale të mbetura në tentativë apo të kryera me dashje e me ndërgjegje (per delitti non colposi), nuk mund të zgjidhen deputetë apo senatorë për të paktën gjashtë vjet me radhë pas marrjes së dënimit”. Është pikërisht ky ligj që e djeg Berlusconin, i cili qysh nga dita e djeshme nuk mund të kandidojë më për një post e përgjegjësi publike në harkun pra të gjashtë viteve të ardhshme.
Ambasada e SHBA-së përshëndet qeverinë Rama edhe për faktin se shumica e ministrave janë me përvojë profesionale dhe shkollim amerikan
Në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara përshëndeti sot përbërjen e kabinetit të ri qeveritar të prezantuar dy ditë më parë nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama. Në një deklaratë të shpërndarë pasdite ambasada amerikane vlerëson përfaqësimin në një numër të lartë të grave, gjashtë të tilla, në kabinetin e ri dhe caktimin e tyre të propozuar në dikastere kyçe.
Bashkia e Tiranës: Ndërtimet pa leje po i bëjnë eksponentë të Partisë Socialiste!...
Bashkia e Tiranës nëpërmjet zëdhënëses së saj për shtyp, Anila Bisha, reagoi pas akuzave të PS për falsifikime dokumentesh për legalizimet. Sipas saj, gjatë fushatës zgjedhore ndërtimet pa leje lulëzuan, sidomos në Tiranë, dhe se këto nuk i bën askush tjetër, veçse eksponentët politikë të Partisë Socialiste! Ndaj, vazhdoi ajo, Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen e saj për instrumentalizimin politik që prej ditësh po u bëhet ndërtimeve pa leje në Tiranë.