Shënimi i sotëm i zotit Berisha në Facebook, përsëri atje ku i djeg, te ministrat e rinj socialistë, të cilët i quan të gjorë(!)

Kryeministri në largim, Sali Berisha, është pozicionuar në Facebook, ku prej ditësh ka nisur sulmet ndaj qeverisë së re. Berisha shkruan sot se “Rama kërkon t’ua mbushë mendjen shqiptarëve se paratë do i vjedhë LSI-ja”, duke iu referuar një shkrimi të publikuar nga gazetën “Shqip”, ku thuhet se rreth 80 për qind e investimeve në vend do jenë në dorë të ministrave të LSI-së.
“Të dashur miq, statusit tonë të djeshëm mbi ekipin e kleptokracisë me në krye Piktorin, ky i fundit iu përgjigj me një njoftim unik në faqen e parë të gazetës së tij “Shqip”. Kështu, për të hedhur poshtë faktet që u paraqitën në status për ministrat e kabinetit të tij “kleptokracia”, Piktori botoi sot në faqe të parë se ministrat socialistë kontrollojnë vetëm 20% të parave të buxhetit të shtetit (investimeve publike) dhe 80% të parave do t’i kontrollojnë ministrat e LSI-së (të gjorët socialistë).
Me tortat e botuara në gazetën e tij, Piktori i dështuar në pikturë, por famoz për bizantinizma, kërkon të na mbushë mendjen se ministrat e tij mund të abuzojnë vetëm me 20% të buxhetit sepse 80% të tij do ta kenë ministrat e aleatit strategjik, LSI. Kësaj i thonë mbrojtje. Këtij i thonë argument fund e krye kleptokratik!”, shkruan Berisha.
Zh.
Comments
Shko mor idiot kriminel
<p>Shko mor idiot kriminel</p>
Keta islamiste idiote si puna
<p>Keta islamiste idiote si puna e Salihut permendin bizantin si me primitiv dhe me te eger se otomanet musylmane,vellezerit e tij.</p>
Add new comment