Arkiv-Lajme

Egjipt: Adhurim i dukshëm për gjeneral El-Sissi-n. A do t’i japë popullit atë që do, që të mos përgjaket më?...

Postuar në 03 Gusht, 2013 14:35

Gjenerali egjiptian Abdel Fattah el-Sissi ishte një person i panjohur, kur presidenti Mohamed Morsi e zgjodhi atë vitin e kaluar për të udhëhequr forcat e armatosura, por ishte pikërisht ai që veproi për ta përmbysur Morsin dhe ka dalë udhëheqësi kryesor në qeverinë kalimtare ushtarake dhe për miliona egjiptianë shihet si shpëtimtari i vendit, personi që përmbysi presidentin Mohamed Morsi, vlerësoi kërcënimin e islamizmit ekstremist dhe e ktheu Egjiptin në rrugën e tij të vërtetë. Përkrahësit ngrenë portretin e tij dhe gdhëndësi i drurit ka bërë skulpturë për të.

Alibeaj: Humbëm sepse na braktisën simpatizantët dhe jo për shkak të keqqeverisjes

Postuar në 03 Gusht, 2013 14:28

Duke iu rikthyer avazit të humbjes së zgjedhjet e 23 qershorit, ish deputeti dhe ish ministri i PD-së, Enkelejd Alibeaj, thotë se rezultati erdhi si pasojë e dezertimit të një pjese të simpatizantëve të selisë blu. Në mungesë të një analize të thellë të humbjes, të cilën duhet ta bënin strukturat e partisë, por edhe kryetari i sapozgjedhur, Lulzim Basha, figura të ndryshme në PD, kanë gjetur si zgjidhje daljen me qëndrime publike në media. Kështu, Alibeaj ka thënë për Ora News se elektorati i PD-së kishte qejfmbetje ndaj drejtuesve lokalë të partisë dhe koordinatorëve në qarqe.

Maskat në Rrugën e Kombit, vendosin barrikadë dhe grabisin një grup kosovarësh

Postuar në 03 Gusht, 2013 13:00

Pas ngjarjes së rëndë të disa ditëve më parë, kur një makinë që vinte nga Puka u qëllua nga disa persona të armatosur sepse nuk ndaluan në postbllokun që ata kishin ngritur për t’i grabitur, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Duket se për shqiptarët e Kosovës, të cilët vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet, kjo rrugë është kthyer në një makth të vërtetë. Pas grabitjes së një familje nga Mali i Zi, pre e vjedhjeve në këtë aks kanë rënë sot edhe disa kosovarë, të cilëve u është zënë pritë në rrugë. Personat e maskuar dhe të armatosur u kanë grabitur sendet e çmuara.

Bota është kthyer në një harddisk(!) Ky s'është thjesht një kuriozitet shkencor, por dhe një problem tronditës

Postuar në 03 Gusht, 2013 11:38

Sipas zbulimeve të fundit, shërbimi sekret amerikan NSA me pak klikime mund të informohej plotësisht mbi përdoruesit e internetit. Ka tronditur botën zbulimi i një whistleblower si Edward Snowden. Programi i spiunazhit, X-Keyscore i përdorur nga shërbimi sekret amerikan, NSA mund t'i përgjonte përdoruesit e internetit shumë më tepër në detaj se sa dihej më parë.

Rama takon kryeministrin Erdogan për dy orë e gjysmë: “Mikpritje e shkëlqyer!”

Postuar në 03 Gusht, 2013 11:15

Ndonëse nuk ka ende informacion për atë që është diskutuar konkretisht mes kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama, ky i fundit ka postuar i kënaqur në Tëitter se takimi ka zgjatur dy orë e gjysmë. "Rreth 2 orë e 30 min me km Erdogan e një sërë ministrash të dy palëve. Një plan i gjerë bashkëpunimi në proces. Mikpritje e shkëlqyer!", kanë qenë fjalët e Ramës, pa dhënë detaje se çfarë parashikon ky plan i gjerë bashkëpunimi mes dy vendeve.

Një tjetër diplomat vlerëson qeverinë e re “Rama”. Holandezi De Labeij: Është premtuese

Postuar në 03 Gusht, 2013 10:25

Pas fjalëve të mira të Ambasadës Amerikane në Tiranë, qeveria e re e Edi Ramës ka marrë vlerësime pozitive edhe nga Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Martin de Labeij. Ai thotë se është i surprizuar që sheh një numër kaq të madh grash të emëruara si ministre dhe se shumë prej tyre sjellin një eksperiencë të mirë nga fushat përkatëse të ekspertizës së kultivuar në të shkuarën. “Në këndvështrimin tim është një kabinet premtues”, ka deklaruar De Labeij.

Kosova tërheq zëvendës-ambasadorin e saj në Zagreb; u arrestua në gjendje të dehur

Postuar në 03 Gusht, 2013 09:44

Rasti i zëvendës-ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Urtak Hamiti, i cili u prangos dje në Zagreb për shkak se, në gjendje të dehur, me veturën e tij kishte goditur vetura tjera, ka shkaktuar debate dhe kryediplomati, Enver Hoxhaj, njoftoi menjëherë tërheqjen e Hamitit nga detyra. Hoxhaj ka deklaruar se nga dita e hënë do të ketë një komision që do të merret me rastin konkret dhe se pasi të hartohet raporti profesional nga Komisioni Hetimor do të ndërmarrë edhe veprimet e tjera ndaj Hamitit.

Filloi “loja”: Bogdani akuzon Sajmir Tahirin për trafik ilaçesh, Balla e mbron

Postuar në 03 Gusht, 2013 08:15

Shpresojmë të mos jetë kjo beteja pozitë-opozitë që do të na shoqërojë në muajt në vazhdim, me akuza e kundërakuza që lëshohen pa teklif ekraneve. Deputeti demokrat, Gerti Bogdani, ka bërë një deklaratë ndaj Sajmir Tahirit, ministër i Brendshëm i qeverisë në ardhje të socialistëve, duke e akuzuar për trafik ilaçesh.

CEZ-i kërcënon institucionet për borxhin dhe e nis revanshin nga Qyteti Studenti

Postuar në 03 Gusht, 2013 06:53

Është thuajse i njëjti skenar si një vit më parë në të njëjtën periudhë për kompaninë “CEZ Shpërndarje”, që e ka zënë halli dhe u kërkon paratë institucioneve që i kanë borxh. CEZ-i ka lëshuar një ultimatum ndaj institucioneve buxhetore, jobuxhetore dhe ujësjellësve që nuk kanë paguar energjinë dhe i ka kërcënuar ato me ndërprerje të energjisë elektrike. Por, aksionin e ka filluar nga Qyteti Studenti, a thua se ky institucion është debitori më i madh i energjisë. Kompania ka njoftuar se afati për të shlyer detyrimet është dita e mërkurë e javës së ardhshme, përndryshe do të marrë masat.

Braçe thotë se Fullanit i është “zgjidhur gjuha” ndaj Berishës, sepse ka frikë nga shkeljet që ka bërë

Postuar në 03 Gusht, 2013 06:04

Në një nga postimet e tij të shpeshta në Facebook, deputeti socialist Erjon Braçe, ka goditur sërish Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin, për të cilin thotë se ka një raport të zi sterrë, që konfirmon qartësisht paligjshmërinë e veprimeve të tij. “Të gjithë po pyesin: Pse tani? Pse nuk foli kurrë sa ishte Berisha fuqiplotë? Po ua them unë: Ka frikë për veten në raport me ligjin”, shkruan Braçe.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme