CEZ-i kërcënon institucionet për borxhin dhe e nis revanshin nga Qyteti Studenti

Është thuajse i njëjti skenar si një vit më parë në të njëjtën periudhë për kompaninë “CEZ Shpërndarje”, që e ka zënë halli dhe u kërkon paratë institucioneve që i kanë borxh. CEZ-i ka lëshuar një ultimatum ndaj institucioneve buxhetore, jobuxhetore dhe ujësjellësve që nuk kanë paguar energjinë dhe i ka kërcënuar ato me ndërprerje të energjisë elektrike. Por, aksionin e ka filluar nga Qyteti Studenti, a thua se ky institucion është debitori më i madh i energjisë. Kompania ka njoftuar se afati për të shlyer detyrimet është dita e mërkurë e javës së ardhshme, përndryshe do të marrë masat. CEZ-i ndodhet në një situatë të vështirë financiare, pasi i duhet që të importojë energji për humbjet, e detyruar nga Enti Rregullator i Energjisë për muajin gusht. Në këto kushte duket se shpesa për të mbledhur ca para më shumë është drejtuar tek institucionet të cilat pak gjasa ka që të paguajnë pas shtrëngimit që u është bërë financave të këtyre të fundit.
Re.Pu
Comments
Ruhuni nga Dollapi dhe
<p>Ruhuni nga Dollapi dhe dollapët. Fillimi nga qyteti Studenti do te thote se studentet jane me te ndjeshem dhe ata mund te perbejne problem per qeverine e ardhshme ne shtator e me tej. Edhe ketu eshte loja e Berishes.</p>
Add new comment