Arkiv-Lajme

Berlusconi zbret në shesh, thotë se nuk tërhiqet nga kërkesa për pafajësi dhe mallëngjehet

Postuar në 04 Gusht, 2013 13:03

Partia Populli i Lirisë ka zbritur në shesh në Romë kundër dënimit të Silvio Berlusconit në gjyqin e Mediasetit. Një manifestim, të cilin mbështetësit e ish kryeministrit italian e kanë quajtur në shenjë “solidariteti” për liderin e tyre. Manifestuesit e ardhur nga e gjithë Italia, kanë valëvitur flamuj të Forza Italia në emër të kohëve të vjetra.

Hassan Rouhani merr drejtimin e Iranit, premton paqe në Lindjen e Mesme

Postuar në 04 Gusht, 2013 11:46

Presidenti i sapozgjedhur i Iranit, Hassan Rouhani, u betua “në emër të Zotit përpara kombit” se do të “mbrojë fenë zyrtare” islame dhe kushtetutën e vendit. Në diskutimin e tij në Parlament, Rouhani ka nënvizuar se me zgjedhjen e tij populli iranian i ka dhënë jetë një “epopeje të re”. Më pas, lideri i ri ka shtuar se Teherani do të kërkojë paqen në Lindjen e Mesme dhe se transparenca reciproke është çelësi për të krijuar besim në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sipas OKB-së, pas vitit 2009 vrasjet në Shqipëri kanë pësuar rritje

Postuar në 04 Gusht, 2013 10:34

Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara thotë se Shqipëria ka numrin më të madh të vrasjeve krahasuar me vendet e rajonit, ndërkohë që nga viti 2009 e deri në vitin 2011, krimi i vrasjes është rritur progresivisht. Raporti është cituar nga gazeta Shqip në një analizë të sajën për atë se çfarë po ndodh me krimin në Shqipëri. Sipas statistikave të OKB-së, shkruan gazeta, krimi i vrasjes në Shqipëri ka pësuar një amplitudë jo të rregullt dhe ndërkohë që me kalimin e viteve do të duhej të ulej, kjo nuk ka ndodhur.

Frika nga sulmet terroriste, SHBA-të mbyllin 20 misione diplomatike në botën islamike

Postuar në 04 Gusht, 2013 08:43

Ambasadat dhe Konsullatat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe në disa pjesë të Azisë, janë mbyllur sot, në përgjigjje të shqetësimeve për sulme të paspecifikuara nga terroristët. Ambasadat amerikane janë mbyllur në Bagdad, Kajro, Kabul dhe Sana, ndërkohë që mediat e huaja raportojnë se masat e sigurisë janë veçanërisht të ashpra në kryeqytetin Sana të Jemenit, ku Britania, Franca dhe Gjermania, po ashtu, i kanë mbyllur ambasadat e veta.

Rezart Taçi ia shet ARMO-n një kompanie azere, shkruan Dita

Postuar në 04 Gusht, 2013 07:23

Gazeta Dita shkruan sot se Rezart Taçi ka mbyllur marrëveshjen me një kompani azere për shitjen e tre kompanive të tij: “ARMO”, “Taçi Oil” dhe “KUID” . Gazeta i referohet disa burimeve bankare, të cilat kanë bërë të ditur se biznesmeni shqiptar i ka mbyllur marrëveshjet me azerët dhe ka përcaktuar të gjitha detajet dhe modalitetet e shitjeve, por finalizimi i tyre është bllokuar në banka dhe në QKR kryesisht për dy arsye. “Që prej javës që shkoi Rezart Taçi ka njoftuar bankat se kishte arritur në një marrëveshje me partnerët në Azerbajxhan për shitjen e kompanive të veta.

Qeveria e re parashikon krijimin e një autoriteti më të lartë të kontrollit financiar

Postuar në 04 Gusht, 2013 05:49

Në numrin e saj të sotëm, Shqiptarja.com thotë se mazhoranca e re po bëhet gati të konstituojë një Autoritet Qendror Financiar, i cili sipas burimeve nga PS-ja, do të jetë autoriteti më i lartë i kontrollit financiar në vend, i cili do të ketë të drejtë vetoje mbi të gjitha bordet e tjera në këtë fushë shumë të rëndësishme të ekonomisë së vendit. Ndonëse emërtimi i saktë i institucionit nuk është përcaktuar ende, gazeta thotë se ai do të ketë kompetenca mbikëqyrjeje edhe mbi autoritetet aktuale mbikëqyrëse, duke nisur nga ai i Bankës qendrore.

Malaj: Keqpërdorimi i financave si në 1996-ën. Qeveria e re duhet të nxisë rritjen ekonomike

Postuar në 04 Gusht, 2013 05:04

Arben Malaj e krahason keqpërdorimin e financave publike për qëllime elektorale njësoj me atë ccfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 26 majit 1996. Në një intervistë për gazetën Shqip, Malaj thotë se kjo është hera e dytë që PD-ja largohet nga pushteti duke lënë pas një gropë të thellë të financave publike. “Është tejkaluar që në 6 muajt e parë të vitit rreth 85% e kufirit vjetor të huamarrjes, çka do të thotë që pjesa e mbetur e vitit do të jetë më e vështirë”, shpjegon ai.

Qeveria? Ndërthurje e energjisë me përvojën. Milon, Gjinushin dhe Ngjelën do t’i kisha bërë ministra

Postuar në 04 Gusht, 2013 04:08

Ish presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, thotë fjalë të mira për qeverinë e re të Edi Ramës, duke nënvizuar faktin se ai ka arritur të ndërthurë energjinë, përvojën, moshën e re, por edhe respektimin e barazisë gjinore. Në një intervistë për gazetën Panorama, ish Kreu i Shtetit bën edhe një vërejtje: sipas tij, Kryeministri i zgjedhur duhet të kishte pasur një konsultim paraprak me Presidentin Bujar Nishani për emrat e disa ministrave që lidhen dhe me veprimtarinë e tij, siç janë Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes apo Ministria e Drejtësisë.

Brokaj: Drejtësia duhet të fillojë nga “peshqit e mëdhenj”. Shqipëria tani po del nga “haxhiqamilizmi”

Postuar në 04 Gusht, 2013 03:19

Në një intervistë për Shqiptarja.com, ish deputeti socialist, Sabit Brokaj, ka deklaruar se shteti ligjor që kërkon të ndërtojë Edi Rama duhet të fillojë me ndëshkimin e atyre që kanë shkelur ligjin dhe kanë shkaktuar krim ekonomik. “Nuk vendoset drejtësia duke u marrë me ‘cironkat’, por me me “peshqit” e mëdhenj, me atë dhe ata, të cilët fimosën në kundërshtim me ligjin lidhur me “Gërdecin”, që dhanë koncensionet në kundërshtim me interesat kombëtare, që kanë shkatërruar Shqipërinë në tërë pasurinë e saj.

Berlusconit i shtrëngohet laku; por partinë e ka të tërën me vete

Postuar në 03 Gusht, 2013 16:30

Italia nuk është e thënë të gjejë qetësi menjwherw. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të dënuar Berlusconin, partia e tij kërkon urgjentisht në parlament diskutimin e një reforme për drejtësinë; në mos, ajo do të largohet nga maxhoranca, dhe kështu qeveria do të bjerë. Përveç kësaj, po i kërkohet Presidentit Napolitano të shtjerë në punë kompetencat e tij, dhe ta falë Berlusconin. Nuk mabron këtu.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme