Arkiv-Lajme
Ambasadori egjiptian në Tiranë, Abdellah: Ish presidenti Morsi e keqpërdori pushtetin
Ambasadori i Egjiptit në Tiranë, z.Ahmed Abdellah ka dhënë një intervistë për revistën Klan. Ndër të tjera, ambasadori shpjegon për gazetarin Renato Kalemi ngjarjet që kanë pushtuar Egjiptin prej disa kohësh: Regjimin e Mubarakut, si erdhën protestat e 2011-ës, çfarë ndodhi me ardhjen e Mohamed Morsit dhe pse u rrëzua nga ushtria më shumë se një muaj më parë. Dhe thotë se pranvera arabe nuk ka dështuar, përkundrazi ngritja e demokracisë në Egjipt do të kërkojë kohë, ashtu si në të gjitha vendet e tjera që sot janë të zhvilluara.
Shitet gazeta "The Washington Post", por, sipas blerësit, pronarit të ri të Amazon, Jeffrey Bezos, nuk ndryshon platforma dhe politika editoriale e saj
Washington Post, e cila është e njohur për zbulimin dhe publikimin e ngjarjeve të mëdha përfshirë skandalin Watergate në kohën e presidentit Richard Nixon, ka qenë në pronësi të familjes Graham për katër breza. Ajo do të dalë këto ditë në shitje dhe do ta blejë për 250 milionë dollarë themeluesi i kompanisë së shitjeve me pakicë në internet, Amazon, Jeffrey Bezos.
Shitja e aseteve, “piramidat” mbyllin ciklin me atë që e nisën, Berishën
Cikli i fenomenit “firma piramidale” dhe nënproduktet e tij, nisi dhe po mbyllet nën qeverisjen Berisha. Të fundmet asete të këtyre firmave, janë duke u shitur këto ditë finale të kryeministrit Berisha në pushtet. Janë 14 ankande për shitje pronash që do të zhvillohen në shpejti, siç raporton Gazeta Shqiptare. Mes tyre do shiten edhe pasuritë e firmave piramidale Xhaferri dhe VEFA, ku bie në sy vlera mjaft e ulët e shitjes së këtyre pronave.
Ka shpërthyer Ermir Gjinishi: Mafia politike ka shtrirë tentakulat e saj edhe në institucionet fetare, Komuniteti Mysliman është kthyer në seksion të PD-së
Teologu i njohur Ermir Gjinishi e ka ngritur prej kohësh zërin për ndërtimin e xhamisë së re të Tiranës. Në këtë intervistë për JAVA Gjinishi shprehet se debati rreth xhamisë së re është pozitiv. Ai thotë se duhet dëgjuar zëri i ambientalistëve, të cilët kërkojnë ruajtjen e parkut, duke shtuar se kjo përkon edhe me kontekstin historik të Namazgjasë. Gjinishi shprehet se politika instrumentalizoi ndërtimin e xhamisë për interesat e saj dhe se projekti i xhamisë së re është një “ndërmarrje mafioze”.
SHBA, luftë kundër kohës për zbulimin e misterit të sulmeve terroriste
Shtetet e Bashkuara kanë rihapur disa nga misionet diplomatike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në Bagdad, Kabul, Algjer dhe Daka, megjithë paralajmërimin se do të mbylleshin të paktën deri në datën 10 të muajit. Por 19 ambasada dhe konsullata në rajon mbeten të mbyllura pas njoftimeve të sigurta që kishin autoritetet amerikane për një sulm të rëndë terrorist. Disa nga këto ambasada pritet të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të muajit gusht. Por çfarë informatash kanë pasur agjentët amerikanë?
Dita: Lajmi mbi miliarderin Mane, i dyshimtë. Dhe numëron monopolet e biznesmenit
Gazeta Dita është marrë gjatë në numrin e sotëm, me lajmin e publikuar dje nga shumë rrjete sociale dhe sajte, mbi pasanikun e parë shqiptar Samir Mane dhe pasurinë e tij 1.2 miliard usd, të klasifikuar si të tillë nga kompania e fushës Wealth X. Së pari gazeta hedh dyshime mbi vetë kompaninë, me seli në Singapor, dhe ngre dy hipoteza: Ky publikim i beftë mbi “miliarderin e parë shqiptar” ndërsa po ndërrohen qeveritë, ose është sponsorizuar nga vetë Mane për të tërhequr vëmendjen e qeverisë së re, ose është iniciativë e kundërshtarëve të tij.
Dollapi i CEZ-it, 90 milionë euro tender “shpejt e shpejt”
Një super-tender pak kohë përpara se të largohet nga drejtimi i CEZ-it. Fjala është për një blerje energjie elektrike për 90 milionë euro, nga administratori i kompanisë së shpërndarjes së energjisë Sahit Dollapi; një blerje që siç njofton Panorama, do të bëhet për gjithë vitin 2014. Ky prokurim për blerjen e 1.3 milion megavat energji do të mbyllet brenda shtatorit, kohë kur pritet të krijohet qeveria e re. Ofertat do të paraqiten deri më 10 shtator, kurse fituesi do të shpallet më 15 shtator. Ndryshimi i kreut të CEZ varet nga ERE, enti që pritet të ndryshojë përbërje nga Kuvendi i ri.
Gazeta turke “Sabah” për Ramën: Mysafir i jashtëzakonshëm, nga më të gjatët që ka ardhur te ne, 2 metra e 2 centimetra!
“Mysafiri i jashtëzakonshëm, 2 metra i gjatë”. Kështu e ka cilësuar Edi Ramën gazeta e Stambollit “Sabah”, në një shkrim ku jepen detaje nga takimi që kryeministri i ardhshëm shqiptar pati me kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan dje në Stamboll. “Kryetari i PS, 2.02 metra i gjatë, i cili dikur ka qenë basketbollist”, citohet në shkrimin e “Sabah”.
Akuzat ndaj qeverisë ende të panisur, vijnë nga babai i korrupsionit, thotë A.Stefani
Nëse paska pasur kaq “fakte” për korrupsionin e Edi Ramës, Shkëlqim Canit, Arben Ahmetajt, Ilir Beqes, Saimir Tahirit apo Erion Velisë, përse Berisha nuk e ka luftuar këtë korrupsion? Këtë pyetje shtron Andrea Stefani në shkrimin e sotëm tek gazeta Shqip, me titull “Antikorrupsioni dhe fjalët e kazanit”. Rikthimi i Berishës tek “korrupsionologjia”, tashmë si opozitar, është rimarrja e një fjalori mbi dhjetëvjeçar. “Nuk e vëmë fare në dyshim aftësinë e Berishës për të dalluar simptomat e një qeverie të korruptuar.
Turqia dënon “komplotistët”, burg përjetë për kryegjeneralin Bazbug
“Komploti Ergenekon”, një grup prej qindra personash publikë, ushtarakë dhe ish zyrtarë në Turqi, të akuzuar për tentative për grusht shteti kundër qeverisë Erdogan, dëgjoi sot dënimet e gjykatës në kompleksin ushtarak të Silivrisë pranë Stambollit. Nga 270 persona të cilët akuzohen për komplot për përmbysjen e qeverisë, 21 u liruan nga akuzat, por nuk mungojnë disa dënime me burg të përjetshëm, ku spikat ish shefi i shtabit 2008-2010, gjeneral Ilker Bazbug (ne foto me kryeministrin), për të cilin është thënë se ka origjinë shqiptare.