Shitet gazeta "The Washington Post", por, sipas blerësit, pronarit të ri të Amazon, Jeffrey Bezos, nuk ndryshon platforma dhe politika editoriale e saj

Postuar në 06 Gusht, 2013 06:33

Washington Post, e cila është e njohur për zbulimin dhe publikimin e ngjarjeve të mëdha përfshirë skandalin Watergate në kohën e presidentit Richard Nixon, ka qenë në pronësi të familjes Graham për katër breza. Ajo do të dalë këto ditë në shitje dhe do ta blejë për 250 milionë dollarë themeluesi i kompanisë së shitjeve me pakicë në internet, Amazon, Jeffrey Bezos.

 Në një deklaratë të bërë të hënën, drejtuesi i Washington Postit Donald Graham tha se gazeta do të shërbehet më mirë me një tjetër pronar. Ai tha se sfidat në industrinë e shtypit, përfshirë të ardhurat në rënie, detyruan familjen e tij të konsideronte shitjen e gazetës.

 Jeffrey Bezos tha në një letër të botuar në faqen e internetit të gazetës Ëashington Post se gazeta nuk do të ndryshojë rrënjësisht.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.