Dita: Lajmi mbi miliarderin Mane, i dyshimtë. Dhe numëron monopolet e biznesmenit

Gazeta Dita është marrë gjatë në numrin e sotëm, me lajmin e publikuar dje nga shumë rrjete sociale dhe sajte, mbi pasanikun e parë shqiptar Samir Mane dhe pasurinë e tij 1.2 miliard usd, të klasifikuar si të tillë nga kompania e fushës Wealth X. Së pari gazeta hedh dyshime mbi vetë kompaninë, me seli në Singapor, dhe ngre dy hipoteza: Ky publikim i beftë mbi “miliarderin e parë shqiptar” ndërsa po ndërrohen qeveritë, ose është sponsorizuar nga vetë Mane për të tërhequr vëmendjen e qeverisë së re, ose është iniciativë e kundërshtarëve të tij. Edhe pse vetë Dita nuk e ka zgjidhur dilemën, gazeta është e sigurtë për diçka tjetër: Për një seri monopolesh, konçesionesh e biznesesh të favorizuara të Manes, ashiqare të mbështetura nga qeveria në ikje.
a.k
Add new comment