Egjipt: Adhurim i dukshëm për gjeneral El-Sissi-n. A do t’i japë popullit atë që do, që të mos përgjaket më?...

Postuar në 03 Gusht, 2013 14:35

Gjenerali egjiptian Abdel Fattah el-Sissi ishte një person i panjohur, kur presidenti Mohamed Morsi e zgjodhi atë vitin e kaluar për të udhëhequr forcat e armatosura, por ishte pikërisht ai që veproi për ta përmbysur Morsin dhe ka dalë udhëheqësi kryesor në qeverinë kalimtare ushtarake dhe për miliona egjiptianë shihet si shpëtimtari i vendit, personi që përmbysi presidentin Mohamed Morsi, vlerësoi kërcënimin e islamizmit ekstremist dhe e ktheu Egjiptin në rrugën e tij të vërtetë. Përkrahësit ngrenë portretin e tij dhe gdhëndësi i drurit ka bërë skulpturë për të.

Falenderoj zotin për gjeneral el-Sissin. Përndryshe do të kishim patur luftë civile. Por zoti i madh në parajsë deshi që të zhdukej ekstremizmi, thotë një qytetar.

Ndërsa një Ish oficeri i forcave të armatosura, kundërshtar i gjeneralit, thotë se është ngritur shumë kulti i el-Sissit dhe kjo është indinjuese. Këto janë fotografi më indinjojnë. Më duket sikur shikoj një person që më ka vjedhur dëshirën, më ka vjedhur lirinë dhe më ka vrarë vëllanë.

 

Gjithmonë ndërhyrja e ushtrisë në politikën e Egjiptit ka qënë gjithnjë një hap i lehtë. Nga gjenerali Gamal Abdel Nasser, i cili udhëhoqi grushtin e shtetit kundër Monarkisë tek Anëar Sadati dhe Hosni Mubaraku, ushtria ka ruajtur stabilitetin në Egjipt, edhe pse në një formë të ngurtë. Por kjo ka qenë stresuese për një pjesë të egjiptianëve që mbeten jashtë pjesëmarrjes në veprimtarinë qeveritare.

Ndërkohë që adhurimi për gjeneral el-Sissin vazhdon të jetë i dukshëm, mbetet për t’u parë nëse ai do t’i japë popullit pushtet të mirëfilltë, apo populli do të përpiqet ta fitojë atë përsëri.

Zh.

Comments

Submitted by ana (not verified) on

<p>Po sigurisht qe e dine Milano, se sy ne balle kane te gjithe keta gazetarcet tane. Po puna eshte se kur i lexojne, do seleksionosh ato qe&nbsp; te pelqejne dhe qe i vijne me prane frymes, shpirtit, ideve, pse jo mllefit dhe urrejtjes personale duke harruar se do te duhej te ishin gazetare (profesionist e kam llafin) dhe shkrues gazetash. Prandaj dhe Al-Sisi na shfaqet i adhuruar kendej pari.</p>

Submitted by L, (not verified) on

<p>Shkruan: <em>Ndërkohë që adhurimi për gjeneral el-Sissin vazhdon të jetë i dukshëm. </em></p><p>Kete fjali do ta kishte kursyer edhe militanti me i flakte ne blogun me te flakte pro-Sisi. Ose <em>respublica</em> po kerkon te formoje nje opinion te tille , a thua se nuk lexojme e shikojme dot edhe burime te tjera. Aq adhurohet Sisi ne Egjipt se po ia bejne hallall ato qindra te vdekur ne protesta nga dora perparimtare, laike, demokratike ......ike....ike......ike.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.