Maskat në Rrugën e Kombit, vendosin barrikadë dhe grabisin një grup kosovarësh

Pas ngjarjes së rëndë të disa ditëve më parë, kur një makinë që vinte nga Puka u qëllua nga disa persona të armatosur sepse nuk ndaluan në postbllokun që ata kishin ngritur për t’i grabitur, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Duket se për shqiptarët e Kosovës, të cilët vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet, kjo rrugë është kthyer në një makth të vërtetë. Pas grabitjes së një familje nga Mali i Zi, pre e vjedhjeve në këtë aks kanë rënë sot edhe disa kosovarë, të cilëve u është zënë pritë në rrugë. Personat e maskuar dhe të armatosur u kanë grabitur sendet e çmuara. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në aksin Reps-Rrëshen, ku policia ka nisur një aksion, e shoqëruar nga një helikopter dhe nga forcat RENEA. Mediat flasin për një shtetas të arrestuar nga Puka, i akuzuar për grabitjen. Edhe një person tjetër është shpallur në kërkim.
Re.Pu
Add new comment