Braçe thotë se Fullanit i është “zgjidhur gjuha” ndaj Berishës, sepse ka frikë nga shkeljet që ka bërë

Në një nga postimet e tij të shpeshta në Facebook, deputeti socialist Erjon Braçe, ka goditur sërish Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin, për të cilin thotë se ka një raport të zi sterrë, që konfirmon qartësisht paligjshmërinë e veprimeve të tij. “Të gjithë po pyesin: Pse tani? Pse nuk foli kurrë sa ishte Berisha fuqiplotë? Po ua them unë: Ka frikë për veten në raport me ligjin”, shkruan Braçe. Ai i referohet një raporti, në të cilin thuhet se Fullani ka financuar direkt qeverinë e Sali Berishës përtej nivelit 5% të të ardhurave vjetore të qeverisë; për prishjen e kalendarit të tregtimit të bonove të thesarit; për prokurimet publike në shkelje të rregullores së prokurimeve të Bankës së Shqipërisë; për pagesat marramendëse për qera të ambienteve; për rrogat marramendëse e jashtë çdo limiti të BSH; për dietat për udhëtime jashtë shtetit, etj. Me ardhjen e qeverisë së re në shtator, të shumtë janë ata që besojnë se Fullani mund të shkarkohet nga detyra. Por, ende këto janë në kuadrin e thashethemeve.
R.K
Add new comment