Një tjetër diplomat vlerëson qeverinë e re “Rama”. Holandezi De Labeij: Është premtuese

Postuar në 03 Gusht, 2013 10:25

Pas fjalëve të mira të Ambasadës Amerikane në Tiranë, qeveria e re e Edi Ramës ka marrë vlerësime pozitive edhe nga Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Martin de Labeij. Ai thotë se është i surprizuar që sheh një numër kaq të madh grash të emëruara si ministre dhe se shumë prej tyre sjellin një eksperiencë të mirë nga fushat përkatëse të ekspertizës së kultivuar në të shkuarën. “Në këndvështrimin tim është një kabinet premtues”, ka deklaruar De Labeij. Nga ana tjetër, ai shprehet optimist se ky kabinet qeveritar do të mund ta përmbyllë me sukses procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. “Qeveria ka vendosur integrimin si prioritet në axhendën e saj dhe pritet të punojë shumë. Mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE-së zhvillohet në dhjetor dhe qeverisë së re do t’i duhet shumë punë. Ne shpresojmë se ata do t’ja dalin me punën e tyre në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE”, ka thënë diplomati holandez.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.