Kosova tërheq zëvendës-ambasadorin e saj në Zagreb; u arrestua në gjendje të dehur

Rasti i zëvendës-ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Urtak Hamiti, i cili u prangos dje në Zagreb për shkak se, në gjendje të dehur, me veturën e tij kishte goditur vetura tjera, ka shkaktuar debate dhe kryediplomati, Enver Hoxhaj, njoftoi menjëherë tërheqjen e Hamitit nga detyra. Hoxhaj ka deklaruar se nga dita e hënë do të ketë një komision që do të merret me rastin konkret dhe se pasi të hartohet raporti profesional nga Komisioni Hetimor do të ndërmarrë edhe veprimet e tjera ndaj Hamitit. Por, gazeta Express e Kosovës, citon Hoxhajn të ketë thënë se “çdo sjellje jodinjitoze dhe e pahijshme e diplomatëve të Kosovës do të ndëshkohet në bazë të konventave ndërkombëtare dhe ligjeve të Shtetit”. Pas ngjarjes, ambasada e Kroacisë në Kosovë kishte dorëzuar një notë verbale ku shprehte shqetësimin e saj dhe kërkonte që diplomatët e Kosovës të silleshin në përputhje me Konventën e Vjenës.
Re.Pu
Add new comment