Administrata e Kryeministrisë nuk ka marrë ende pagat. Çfarë po ndodh me buxhetin?

Postuar në 03 Gusht, 2013 04:51

Për katër vjet radhazi, administrata e Kryeministrisë e ka marrë rrogën në ditën e caktuar, por këtë muaj duke se po përjeton një thatësirë monetare. Gazeta Shqip informon se pagat nuk janë hedhur ende, kur punonjësit e kanë provuar për të pestën ditë radhazi për të tërhequr lekët në bankomat. Sipas gazetës, punonjësit kanë kërkuar sqarime nga Ministria e Financave, por deri më tani kanë marrë justifikimin e një problemi “teknik” të Thesarit. “Sipas ministrisë së Ridvan Bodes, drejtoria e buxhetit, fondi i pagave ka kaluar me kohë, por Thesari ka pasur disa probleme… dhe kaq”, shkruan Shqip. Administrata e Kryeministrisë numëron rreth 128 punonjës, me një fond mujor pagash prej afro 100 mijë dollarë. Në rang vendi janë rreth 90 mijë punonjës, buxhetorë, kurse fondi mesatar mujor i pagave është rreth 60 milionë dollarë. Shqip thotë se gjendja me arkën e shtetit nuk është e mirë, për të mos thënë më keq se në dhjetë vitet e fundit, të matura nga Ministria e Financave.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.