Ambasada e SHBA-së përshëndet qeverinë Rama edhe për faktin se shumica e ministrave janë me përvojë profesionale dhe shkollim amerikan

Në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara përshëndeti sot përbërjen e kabinetit të ri qeveritar të prezantuar dy ditë më parë nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama. Në një deklaratë të shpërndarë pasdite ambasada amerikane vlerëson përfaqësimin në një numër të lartë të grave, gjashtë të tilla, në kabinetin e ri dhe caktimin e tyre të propozuar në dikastere kyçe.
Përfaqësia diplomatike amerikane në Tiranë shtoi gjithashtu se pret me kënaqësi të punojë me Këshillin e Ministrave të ardhshëm, shumë prej të cilëve kanë pasur përvoja profesionale dhe arsimore në Shtetet e Bashkuara, në zbatimin e axhendës së tyre të reformave për të arritur synimet e Shqipërisë për integrim më të madh euro-atlantik&rdquo, shkruhet në deklaratë, ndërsa nënvizohet gjithashtu se ajo pret me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha partitë e përfaqësuara në parlamentin e Shqipërisë.
Zh.
Comments
A ka mundesi te na beni

A ka mundesi te na beni nje liste te shumices se ministrave te Rames qe kane pervoje apo shkolle ne USA?

A ka mundesi te na beni

A ka mundesi te na beni nje liste te shumices se ministrave te Rames qe kane pervoje pune apo shkolle ne USA?

Mqn se qenka me studhime ne

Mqn se qenka me studhime ne SHBA kjo do te thote se do te jene hajdute te rrafinuar dhe do te veprojne sic kane vepruar te tjeret ku Ambasadori i Amerikes do t'i terheq prej hunde.

Add new comment