Michael Moore në mbrojtje të Bradley Manning: Ushtria fal vrasësit e dënon atë që nxori të vërtetën e vrasjeve

Regjisori (fitues i Oscar dhe Emi) Michael Moore ka reaguar në Huffington Post ndaj prospektit të dënimit të Bradley Manning, njeriut që i dha informacionet e fshehta Wikileaks-it e që u vlerësua se do gjykohet për 20 nga 22 akuza, duke përfshirë shkelje të ligjit për agjitacionin, lëshimin e informacionit të klasifikuar dhe të mosbindjes ndaj urdhrave.
“Ky është lajm i keq. Lajm i mirë është se ai nuk u gjet fajtor për akuzën e "ndihmës ndaj armikut"” Shkruan Moore, duke ironizuar se “Ai po na ndihmonte ne, popullin Amerikës. Dhe ne nuk jemi armiku, apo jo?”
Manning - tani është 25 vjeç - përballet me një dënim të mundshëm maksimal prej 136 vitesh burg.
Moore, vendos të krahasojë se sa seriozisht i merr ushtria amerikane krime të ndryshme.
Asnjë ushtar nuk u ndëshkua për vrasjen e pesë fëmijëve irakianë, katër gra dhe dy burra në një shtëpi në Ishaqi në vitin 2006. Ndër kabllot diplomatike amerikane (rrjedhur nga Bradley Manning) ishte e email nga një zyrtar i OKB-së ku deklarohej se ushtarët amerikanë i kishin "ekzekutuar të gjithë ata."
Kam frikë se Bradley Manning do të kalojë më shumë kohë në burg sesa të gjithë ushtarët në të gjitha këto raste të vënë së bashku. Dhe kështu, në vend të shlyejmë veten duke kërkuar falje për krimet që Manning nxori në dritë, ne do t’i riafirmojmë botës kush jemi me të vërtetë.
Më poshtë dënimet për ushtarët:
Col. Thomas M. Pappas, oficeri përgjegjës natën që u vra i burgosuri irakian Manadel al-Jamadi, u gjobit me 8,000 $.
Sgt. Sabrina Harman, gruaja që pozonte ngjitur trupit të vdekur të al-Jamadi-t, dhe foto të tjera pranë trupave lakuriq e të lidhur të të burgosurve në Abu Ghraib, udënua me 6 muaj për keqtrajtim të të burgosurve.
Spec. Armin Cruz u dënua 8 muaj për abuzimet me të burgosurit irakianë në Abu Ghraib, dhe për fshehjen e fakteve të abuzimit.
Spc. Steven Ribordy u dënua me 8 muaj për pjesëmarrje në vrasjen e 4 të burgosurve irakianë që "u lidhën, iu vu kapuç, u qëlluan e u hodhën në kanal " në Bagdad më 2007.
Spc. Belmor Ramos u dënua me 8 muaj për pjesëmarrje në konspiracionin e vrasjes në të njëjtin rast.
Sgt. Michael Leahy Jr. u dënua me burgim të përjetshëm për 4 vrasjet në Bagdad. Më pas iu ul në 20 vjet, dhe do të dalë me kusht pas 7 vitesh.
Marinsi Sgt. Frank D. Wuterich nuk u dënua aspak për neglizhencë në vrasjen e 24 burrave, fëmijëeve e grave të paarmatosur më 2005 në qytetin irakian të Haditha-s. 7 anëtarë të batalionit të tij u procesuan, por nuk u dënua asnjëri.
Marinsat Lance Cpl. Jerry Shumate dhe Lance Cpl. Tyler Jackson u dënuan të dy me 21 muaj për një sulm mbi Hashim Ibrahim Awad, 52 vjeç, baba 11 fëmijësh, në Al Hamdania më 2006. Awad vdiq më pas nga plagët. Dënimet e marinsave u zbritën më vonë.
Marinsi Lance Cpl. Robert Pennington u dënua 8 vjet për të njëjtin incident, por bëri vetëm pak muaj burg, pasi u fal e u lirua nga burgu.
Marinsi Sgt. Lawrence G. Hutchins III u dënua me 15 vjet po për rastin e Awad, por iu hoq më vonë dënimi dhe u lirua.
k.c.
Comments
Vend i degjeneruar, vendi qe
<p>Vend i degjeneruar, vendi qe prodhon te gjitha te keqijat ne bote, me nje popullate totalisht te hipnotizuar e me tru te bere lavazh nga media.</p><p> </p><p>Mu shpif!!!</p>
Add new comment