Mbaron rinumërimi në Lezhë. Asgjë për t'u shënuar, por PD ngulmon se Kolegji nuk bëri drejtësi

Postuar në 31 Korrik, 2013 14:34

Në Kolegjin Zgjedhor përfundoi rinumërimi i votave në 10 qendra votimi të ZAZ-së nr. 13 në qarkun e Lezhës. Pas rinumërimit të votave nuk ka ndryshim mandati dhe ndryshimi i rezultatit është thuajse i papërfillshëm.
Partia Demokratike kishte kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë zonën zgjedhore të këtij qarku, por Gjykata pranoi të rinumërojë vetëm 10 qendra që nuk kishin tabela origjinale të rezultateve, sipas Balkanweb.
“Procesi është në vijim, Kolegji e pranoi kërkesën pjesërisht vetëm në 10 QV, jo në total. Këto qendra provuan se PS kishte trafikuar dhe vjedhur me presion dhe mënyra të tjera të paligjshme 400 vota të PD”, tha Bylykbashi i PD. Sipas tij, “Çdo votë e shqiptarëve duhet të shkojë aty ku është hedhur, ne nuk kemi fituar me 39 vota diferencë, por kemi fituar me 740 vota. Nuk duhet të ndodhin më paudhësi”.
k.c.

Comments

Submitted by AnonimTR (not verified) on

Votat te mos numerohen por te digjen ne breg te lumit Erzen. Mundesisht tek i njejti vend ku i dogji Sala ato te zgjedhjeve te 2009.

Submitted by Anonim (not verified) on

Asgjë për t'u shënuar..??!

1. Ne Q.V 0754 (komuna Zejmen) eshte zyrtarizuar nga kolegji rezultati 151 vota - 250 vota ne favor te se majtes, kur ne kuti rezultati eshte  229 vota - 156 vota ne favor te se djathtes (levizje prej 172 votash). PS ne kete Q.V ka 198 vota zyrtarisht, ndersa ne kuti ka 82  dhe  PD ka 128, ne kuti 196. Ka edhe Q.V tjera me keto probleme..

2. Kolegji duke pranuar kerkesen e PS per paligjshmerine absolute te hapjes se kutive nga KQZ si dhe terheqjen e PS nga perseritja e zgjedhjeve ne Lezhe(dhe nga gjykimi i ceshtjes se Shkodres) ka futur vehten ne nje qorrsokak veprimesh ligjore, prandaj eshte detyruar te beje kete mbyllje formalisht "te drejte", realisht paradoksale.

Sepse konkluzioni eshte qe n.q.s komisioneret apo grupet e numerimit fallsifikojne rezultatet duhet te kene parasysh te mos bejne fotokopje te procesverbaleve apo gabime evidente ne plotesimin e te dhenave. Me kete  ata kane legjitimuar rezultatin ndersa KQZ pa kuorumin e nevojshem (gje qe nuk mund ta kete sepse pala manipuluese mund te terhiqet) nuk mund te investigoje. Pra, hapet rruga qe ne kuti mund te mbetet ndryshe dhe zyrtarisht ndryshe..! Vecse kjo duhet bere me lezet...sepse perndryshe kolegji te denon..

Tragjikomedi..!

Sepse rregullat e lojes jane me defekt dhe aspak rendesi nuk ka a demtohet PD,PS apo LSI...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.