Kush janë anëtarët e kabinetit "Rama"? (dhe kur do dalë CV-ja e “vërtetë”?)

Postuar në 01 Gusht, 2013 06:53

TCH ka përpiluar një CV të përmbledhur të anëtarëve të kabinetit Rama që mund ta lexoni më poshtë. Kjo është thjesht CV-ja formale, ndërsa një CV “alternative”, më e zgjeruar e me info më të thelluara mbi aktivitetet , kundërthëniet, dështimet e sukseset e secilit anëtar, nuk ka dalë akoma.

Edi Rama, kryeministër
E ka nisur karrierën politike që në 1990 me krijimin e Partisë Demokratike. Pas largimit u rikthye në 1998 në ekzekutiv si Ministër i Kulturës, post të cilin e mbajti deri në vitin 2000, kur u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama qëndroi për 3 mandate deri në vitin 2011. Që prej vitit 2005, Edi Rama është kryetar i Partisë Socialiste.

Niko Peleshi, zv.kryeministër
Drejtues i vjetër lokal i Partisë Socialiste, prej vitit 2007, Niko Peleshi mban postin e kryetarit të Bashkisë së Korçës, të cilin tashmë është i detyruar ta lërë.

Shkëlqim Cani, ministër i Financave
Prej vitesh në forumet drejtuese të Partisë Socialiste, gjatë vititeve 1997-2004, Shkëlqim Cani ka mbajtur postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Në zgjedhjet e vitit 2013, Cani u zgjodh deputet i qarkut të Dibrës.

Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm
Eshtë zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2009 si përfaqësues i qarkut të Tiranës. Saimir Tahiri mban postin e kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën.

Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes
Ka mbajtur postin e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës në periudhën 2002-2005, ndërsa prej vitit 2009 është deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm
Në vitet 2007-2009, Ditimir Bushati ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, post të cilin e ka lënë në vitin 2009 ku u zgjodh deputet i qarkut të Tiranës.

Klajda Gjosha, ministrie e Integrimit Europian
Zgjidhet deputete për herë të parë në 23 qershor, ndërsa nga janari mbajti vetëm për tre muaj postin e zëvendësministres së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Gjithashtu, Gjosha është nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nasip Naço, ministër i Drejtësisë
Prokuror me përvojë të gjatë prej 1992-2008, në vitin 2009 Nasip Naço u zgjodh deputet i qarkut të Beratit si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë viteve 2009-2013, Nasip Naço ka shërbyer si nënkryetar i Kuvendit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Ish-drejtor i Tatimeve në qeverinë Nano 1, gjatë viteve 2003-2005 Arben Ahmetaj ka mbajtur postin e zv.ministrit të Energjitikës dhe Industrisë dhe zv.ministrit të Integrimit Europian. Prej vitit 2009 Arben Ahmetaj është deputeti i Kuvendit të Shqipërisë.

Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë
Ka shërbyer në administratat e mëparshme socialiste në poste teknike në Ministrinë e Rendit Publik dhe atë të Mbrojtjes. Prej vitit 2009 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Në vitin 2009 zgjidhet për herë të parë deputete e Kuvendit të Shqipërisë, pas një angazhimi të gjatë në shoqërinë civile.

Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
Prej tetorit 2009 deri në shtator 2010 ka shërbyer si zv.ministër i Transportit dhe Punëve Publike. Më pas është emëruar ministër i Punëve të Jashtme, post të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2012, ndërsa prej 2011 Haxhinasto ka mbajtur dhe postin e zv.kryeministrit.

Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Ujërave
Edmond Panariti ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës prej vitit 2011 deri në vitin 2012, kur dhe u emërua si ministër i Punëve të Jashtme.

Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë
Ilir Beqja ka mbqajtur postin e drejtorit të Instituteteve të Sigurimeve Shqoërore. Në vitin 2009, Ilir Beqja u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por mandati i tij ju hoq pas një vendimi të Gjykatës Kushteteuese.

Lindita Nikolli, ministre e Arsimit dhe Sportit
Prej dy mandatesh, Lindita Nikolli ka mbajtur detyrën e kryetares së Njësisë Bashkiake numër 1, detyrë të cilën e la në vitin 2013, pasi u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Erjon Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Themelues në vitin 2003 i lëvizjes MJAFT, një organizatë që e drejtoi deri në vitin 2007. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 ai ishte kandidat për në Kuvendin e Shqipërisë përmes listës civile G99. Në vitin 2011 Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë si sekretar për rininë dhe emigracionin.

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës
Mirela Kumbaro njihet si pedagoge, përkthyese dhe publisicte. Nuk ka patur detyra të mëparshme politike.

Lefter Koka, ministër i Mjedisit
Në vitet 2000-2003 anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit. Prej vitit 2003 deri në 2007, Lefter Koka ka mbajtur detyrën e kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Në vitin 2009, ai është zgjedhur deutet i qarkut të Durrësit si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Milena Harito, ministre për Inovacionin e Administratën Publike
E diplomuar me rezultate të shkëlqyera në degën e Informatikës, në Fakultetin e Shkencave Tiranë, Milena Harito ka kryer studimet pasuniversitare në Francë, në Universitetin Paris VI, "Pierre et Marie Curie", ku u diplomua në master dhe më pas titullin Doktore e Shkencave në Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimeve Elektronike.

Blend Çuçi, ministër për Çështjet Vendore
Blend Çuçi ka mbajtur postin e nënsekretarit për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste.

Ilirjan Celibashi, ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin
Në shkurt të vitit 2001, Ilirjan Celibashi u zgjodh anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga Këshilli i Lartë i Drejtësis. Po në shkurt të atij viti ai i zgjodh kryetar i KQZ-së. Qëndroi në këtë detyrë deri në përfundim të mandatit, në prill të vitit 2006. Në vitin 2013 u zgjodh deputet si përfaqësues i qarkut të Fierit.

k.c.

(fotomontazhi: grid.al)

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

me "CV te vertete" ju te Respublica keni parasysh CV ku te jene pasqyruar edhe hajnite, abuzimi me detyren, bashkepunimi dhe lidhjet familjare me banda kriminale, me biznese fantazem, pervetesimi i fondeve te donatoreve nderkombetare ne kauza te shpikura atyperaty?

Submitted by illi (not verified) on

Ekipi duket simpatik dhe shpresues. Megjithate CV e plote duke filluar nga deftesa e gjimnazit duhet ne mos ne shtyp ne faqen e k/ministrit, te jepet. Kjo eshte dhe fillimi i transparences.

Submitted by Mars (not verified) on

Korrektim: Haxhinasto ska qene kurre ne drejtimin e Ministrise se Puneve te jashtme (mos ndoshta e ngaterroni me Edmonditin tjeter?!). Prej 2010 deri ne 2012, pas prishjes se marrevenies politike te lsi me pd, ai ka qene ne krye te METE (m. e ekonomise, tregtise dhe energjetikes).

Submitted by Genti (not verified) on

Haxhinasto ka qene Minister i Puneve te Jashtme, madje me gjate se Edmondi tjeter (Panariti). I pari ka qene ne periudhen shtator 2010 - korrik 2012, i dyti vetem per disa muaj (korrik 2012 - prill 2013). Muajt qe Panariti ishte Minister i Jashtem Haxhinasto ishte tek Ekonomia.

Submitted by Xhafer (not verified) on

Mbetet te provohen.

Askush smund ti parashikoje.

Vetem nje gje;kam pare  disa here kete vajzen Milena  Harito ne debate dhe ia dyshoje logjiken,kur marr vesh se paska mbaruar shkelqyeshem kete apo ate,aty apo atje.Ne nje debat me Dumen e PD ne Top Chan,u vu shume shpesh  ne veshtiresi dhe nga analizat e saj logjike linte shume per te deshiruar ne krahasim me kundershtaren.Ne shume raste nderhynte pa edukate dhe me beri te dyshoj "per gjithe ate shkolle"dhe per "gjithe ato rezultate".

Nuk e ishte e veshtire ta kuptoje se ishte ku e ku me kundershtaren ne thellesi logjike,por  dhe edukate.

Submitted by Gjon (not verified) on

Kam pershtypjen se Rama ka zgjedhur me teper ushtare te bindur sesa perfaqesues te PS-se.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.