“Besnikëria” kriteri i vetëm i përzgjedhjes së kabinetit Rama, sipas Shkullakut

Nëse për qeverinë Berisha, kreu i PS pati ironizuar dikur duke thënë se ajo kishte një kryeministër dhe 16 zëvendësministra, qeveria e Ramës ka një kryeministër dhe 14 ndihmës- këshilltarë (përjashtuar 5 ministrat e LSI, që janë një deja vu e qeverisë së mëparshme).
Kjo është sinteza e analizës së Armand Shkullakut të botuar sot te MAPO për kabinetin “Rama”. Për Shkullakun, ajo është replikë e filozofisë së Ramës, të mënyrës sesi ai bëri Bashkinë, ndaj jo pa ironi autori thotë “Rama nuk zhgënjen”.
Në fakt, zhgënjimi i autorit mund të lexohet më tej, kur ai mëton se kriteret e ndërtimit të qeverisë janë të pakuptueshme, pasi edhe këtë herë “Rama ka preferuar të ketë rreth tij njerëz që për karrierën e tyre i janë mirënjohës atij dhe jo investimit apo vlerave personale të krijuara ndër vit”. Pra, ka mungesë personalitetesh në këtë kabinet (“mungesë e theksuar”, thekson Shkullaku).
Ai konkludon se kriteri bazë është “besnikëria” “...prandaj aty nuk janë as Pandeli Majko, as Blushi, Klosi, Leskaj, Dade, Fino etj.”.
k.c.
I plotë:
http://mapo.al/2013/08/01/nje-qeveri-si-bashkia-e-rames/
Comments
Shkullaku e ka prere bileten
<p>Shkullaku e ka prere bileten per ne PS(nuk nenkuptoj partia socialiste)</p>
Si ne PD Shkullak, si ne
<p>Si ne PD Shkullak, si ne PD.</p><p>Viktima e kesaj pune gjithmone Avokati ngelet. Nuk mesoi dreqi me u bo icik servil si Mul Noka e Tahiri. </p>
Add new comment