Baze i kthen "reston" Berishës, i përmend ministrat nominalisht

Postuar në 31 Korrik, 2013 16:34

Kur vjen puna për të vlerësuar ekipin”Rama” Mero Baze është lakmuesi i duhur. Ja sesi e vlerëson ai këtë kabinet, që duket se mban “vulën” e kryeministrit të ri, qoftë për suksesin, qoftë për dështimin.

Së pari, “qeveria e Edi Ramës nuk e ka defektin e përzgjedhjes së ministrave nën presionin e pazareve, çka ishte defekti themelor i pushtetit të pamoralshëm dhe kriminal të Berishës” shkruan Baze.

Tjetër, ekipi socialist nuk ka asnjë figurë të përfolur për korrupsion. Më tej, dhe çka është më e rëndësishme, në këtë listë nuk gjen emra qesharakë.  Madje, për këtë Baze citon (ironikisht) vetë Sali Berishën, kur thotë se “siç e ka thënë me të drejtë Sali Berisha dikur, një ministër i paaftë dhe qesharak është ves i diktaturave, që duan të poshtërojnë shoqëritë.”

Si për t’i kthyer reston Kryeministrit në zbritje (që komentoi nominalisht ministrat e kabinetit “Rama”), Baze komenton ministrat e kabinetit “Berisha 3”, si “ministra aq qesharakë dhe budallenj sa Ferdinand Xhaferi, Eduard Halimi dhe Aldo Bumçi, të cilit dhe kur të bëjnë gjëmën, nuk i merr dot inat se të kap gazi.”

k.c.

E plotë:

http://www.gazetatema.net/web/2013/07/31/nje-qeveri-e-perbashket-rama-1-meta-2/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.