Zgjohet Omonia, kërkon “ministrin“

Postuar në 31 Korrik, 2013 12:38

Ndërsa Rama artikuloi që Vangjel Dule nuk mund të jetë pjesë e qeverisë, por sigurisht pjesë integrale e qeverisjes (!), Omonia ka dalë me një deklaratë ankese për mungesën e një minoritari në qeveri: Mospërfshirja në mënyrë të drejtpërdrejtë në përbërjen e qeverisë me post ministri të një pjesëtari të komunitetit etnik grek, ndonëse kjo përbën praktikë që nga kalimi normal në demokraci më 1991, për më tepër të propozuar drejtpërdrejt nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut – PBDNJ, është një ogur jo pozitiv. Rezervat tona politike lidhen sigurisht me faktin se sa dhe si forcat që po ndërmarrin qeverisjen e re kanë vullnetin dhe do të punojnë për avancimin e mëtejshëm të të drejtave të minoritetit etnik grek.
Nga ana tjetër, partia Kristian Demokrate ka deklaruar që nuk e kushtëzon me post ministri aleancën.
k.c.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Frroku nuk e ka hallin te ministria po te vellai qe ka vra polic.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.