Portret: Anthony Weiner – kandidati për K. Bashkie në NY dhe i “sëmurë” pas seksit online

Një nga personazhet më të përfolur këto javë është Anthony Weiner, një ish kongresmen që garon për Kryetar Bashkie në NY. Interesantja e Weiner është se ai dha dorëheqje nga Kongresi Amerikan pas një skandali “sextext” që i referohet dërgimit të mesazheve seksuale. Edhe pse i martuar, Weiner flirtonte në chat në FB, me twitter dhe sms me shumë femra, madje duke dërguar dhe foto të organeve gjenitale të tij. Kjo ndodhte më 2011, dhe ia ishte i martuar.
Tanimë, ai po kërkonte një mandat për Kryetar Bashkie në NY, duke pretenduar se është “pastruar” nga vesi i “sextext”-imit, kur në mesin e fushatës, shpërthyen skandalet e reja të tij, po prapë me mesazhe seksuale, që vijonin deri ara pak muajsh.
Gruaja i ka qendruar pranë, por skandali sa vjen e thellohet. Gropa më e fundit është bërë kur zëdhënësja e fushatës së tij, Barbara Morgan, duke kujtuar se nuk po regjistrohej, ka shpërthyer në terma fyes ndaj një vajze që ndihmonte në fushatë e që ka treguar gjëra skandaloze për shtypin. "Slutbag," "fucking twat" dhe "cunt" knaë qenë disa nga termat e përdorur, sipas Huff Post.
Mediat e kanë bërë copë Weiner-in, duke nisur nga NY Times, Washington Post dhe New Yorker që i kanë kërkuar të japë dorëheqje nga gara.
Sipas Guardian, një sondazh i bërë nga Quinnipiac tregonte se 53% e votuesve në NY duan që ai ta lërë garën, kundrejt 40% që mendojnë se duhet ta vazhdojë.
Vetë Weiner, pasi ka mohuar skandalin e chat-eve erotikë, e ka pranuar atë, duke pretenduar se është i sëmurë dhe do të kërkojnë ndihmë profesionale për ta kaluar atë.
Por, “fiksimi pas seksit” ka kohë që nuk figuron në listën e patologjive në Amerikë. A është e drejtë që të mund të fshihet kaq lehtë një politikan pas kësaj “sëmundjeje”?
k.c.
Add new comment