Nazarko: kabineti “Rama” shpërblim për luajalët

Postuar në 01 Gusht, 2013 11:34

Edhe Nazarko te Panorama e sotme, analizon përbërjen e kabinetit Rama.

Për të, grup i madh parlamentar nënkupton zvogëlim të protagonizmit të deputetit të shumicës, ndaj mendon se ka deputetë që do ta lënë mandatin për secilën prej këtyre funksioneve, madje dhe ministrive pa portofol, siç është rasti i Haritos apo Celibashit, por,  “...përkundër risisë që shpalli Rama me 90% të ministrave për herë të parë, që sot duhet të jenë të gëzuar, ekziston dhe vuajtja e të vjetërve nga mospërfshirja në qeveri. Përjashtim bën Majko, i cili preferonte të ishte në Parlament si alternativë e ministërllëkut, por dhe ai mund të mos jetë i lumtur në rrethanat e sotme,” shkruan Nazarko.

Autoiri shkrimit sheh individë të rij e juajalë brenda kabinetit “Rama”, që “po dëften, përveç nevojës për ndjenjë skuadre brenda qeverisë (ku s’ka emra shumë të përveçëm), edhe një dëshmi të forcës së vet brenda partisë apo Grupit të ri Parlamentar, pikërisht duke mos përfshirë ndonjë senator brenda qeverisë së re.”

Ai e përmbyll se “kërkimi i të rinjve dhe afirmimi i tyre në Ekzekutiv ngjan se është një zgjidhje shumëplanëshe. Ajo është diçka fiziologjike si ndërrim brezor; operacion imazhi brenda dhe jashtë vendit; afirmim autoriteti brenda PS-së në kontekst pushteti; shpërblim për luajalët; kompaktësim i skuadrës” duke pritur të gjykohet suksesi i formulës.

k.c.

http://www.panorama.com.al/2013/08/01/mesazhet-e-qeverise-se-re/

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Po me kujton nje shok tani.

Avokati iku me te drejte nga Berisha ne 2006 duke thene nder te tjera se nje qeveri e vertete kishte 3-4 ministra qe kishin hapur ambicje per kryeminister/lider partie, si mekanizem per te ruajtur pushtetin e njeshit.

Nuk e di ca mendim do kishte Taku sot psh per "luajalitetin" per te cilin shkruan Nazarko.

Submitted by Gjon (not verified) on

Sa shume i tremben keta njeshat dialektikes brenda partise. Nuk arrijne te shkulin nga vetja tendencen per te qene te rrethuar nga adulatore dhe duartrokites te palodhur si e vetmja garanci per te mos levizur nga kolltuku.

Submitted by ILIRET (not verified) on

I vetmi deputet qe nuk e dorezon mandatin eshte ministri i palamentit, Ilirjan Celibashi. Fiksojeni kete...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.