Vendimi formës së prerë: Berlusconi shpallet fajtor. Por mund të përfundojë në arrest shtëpie

Postuar në 01 Gusht, 2013 14:07

Lajmi që pritej në ethe nga opinioni publik italian erdhi: Silvio Berlusconi shpallet fajtor nga Gjykata e Lartë – kjo është finalja e procesit penal me akuzën për mashtrim fiskal në kohët kur Berlusconi ka qenë President i Mediaset-it. Kjo është një sentencë “definitiva e irrevocabile” (e formws sw prerw dhe e parevokueshme nga ndonjë institucion tjetër i shtetit Italian). Në terma konkretë, Silvio Berlusconi dënohet me katër vjet heqje lirie. Në terma edhe më konkretë, atij nuk do t’i vihen prangat, megjithatë. Tre vjet atij i quhen të shlyera për shkak të një ligji mbi “indulto-n” (një ligj mbi Amnistinë i miratuar qysh në vitin 2006), ndërsa një vit bëhet fjalë që ta vuajë në arrest shtëpie, ose në punë sociale.

Pjesa tjetër e dënimit, ajo që i hiqte të drejtën të merrte pjesë në jetën publike italiane për pesë vjet me radhë, i është rikthyer mbrapsht Gjykatës milaneze të Apelit nga Gjykata e Lartë, me “sugjerimin” për ta ulur këtë dënim.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë dyshim që kjo është një goditje fatale për Silvio Berlusconin e për imazhin e tij. Ai, nga sot, është një i dënuar nga gjykatat e vendit të vet për një vepër penale.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Bravo Italia një leksion i mirë se si bëhet drejtësia</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.