Borchardt i EULEX-it: Po, dëshmitarëve në Kosovë u bëhet presion të heshtin

Shefi i EULEX, gjermani Borchardt (që edhe këtej kufirit e njohim mirë, se ka qenë shef i delegacionit të BE-së) ka folur dje në RTK mbi gjyqet e famshme të Kosovës (shiko, rasti Limaj etj) dhe u është përgjigjur akuzave se EULEX u bën presion dëshmitarëve për të folur. “Nuk ka presion te dëshmitarët që të dëshmojnë, por ka presion te ta që mos të dëshmojnë dhe sigurisht kjo nuk vjen nga EULEX-i”, ka thënë Borchardt të hënën në mbrëmje. Madje, ai ka folur për njëfarë omerta-je në Kosovë, kur tha se “puna jonë është po ashtu, ta thyejmë mentalitetin e heshtjes, t`i inkurajojmë njerëzit që kanë dëshmi të na afrohen dhe sa më shumë fajtorë të dënohen”. Çështjen e dëshimtarëve të intimiduar dhe refuzimin e tyre për të dëshmuar, e trajtoi edhe F.Lubonja në një shkrim që fokusohej mbi Ramush Haradinajn, çka shkaktoi reagime të forta. Përgjigjet më të plota të Borchardt mund t’i lexoni edhe në faqen e Kohës Ditore.
A.K
Comments
Atehere jo vetem per tju
<p>Atehere jo vetem per tju nxitur fantazine: Vriten dhjete persona e me shume, pa hak e pa pek. Te gjithe ne pune te tyre, e ne pune te zotit. Vriten! Ekzekutohen! Te gjithe te huaj, dhe ky eshte i vetmi motiv qe vriten. Pse jane te huaj! Vriten per rracizem, Vriten nga nazistet. Me e poshtra eshte qe kalojne vite e vite dhe policia gjermane i intrigon te vraret si elemente mafioze e eliminime hesapesh. Me e poshtera dhe me kriminalia eshte qe, policia kishte dijenine e dokumentacion te plote per aktivitetin e grupimeve naziste, dhe me skandalozja dhe e denueshme eshte qe, policia shduku dosjet e nazisteve, e kjo deri ne instancat me te larta. Mir kjo qe shduku dosjet e nazisteve, po dhe baltosi viktimat si mafjoze. Vrasje e dyfishte e shtetit gjerman. Vrasje me betjalish se e nazisteve, te rivrasesh te vdekurit. ( Tani po behet gjygji i krimineleve ose me sakte farsa e gjygjit ku kriminelet dalin prore triumfatore e zgerdhihen.) Kjo nuk eshte fantazi po nje realitet i frikshem horror i qellimshem me mesazh te qarte pe te gjithe ato qe jane te huaj. Fazit: eshte vete shteti qe i inkurajon keto grupime ekstreme? Nuk e di? Po di qe keto ndodhin nen qiellin e europes dhe jo nen qiellin e ngushte te koqes se kanarit Fatos Lubonja. Fatos lubonja eshte format provinciali dhe duhet te heqi dore nga magallomania e te shkruarit per tema te medha per arsyen e vetme se nuk ka kapacitet si ne forme dhe ne permbajtje. Me kete nuk dua te perligj asnje lloj dhune, po vetem po heq paralele te dhunes, dhe cfar dhune, ku partia naziste eshte ne fuqi d´jura e ne parlament se de fakt nuk ka per te vdekur kurre. Po koqja e kanarit kozmopolit, llaci paci fatos Ljubes i djeg suma per serbet dhe jo per shqiptaret. Nen qiellin e europes ka vetem hegjemoni Fatos trapi.</p>
Add new comment