Borchardt i EULEX-it: Po, dëshmitarëve në Kosovë u bëhet presion të heshtin

Postuar në 30 Korrik, 2013 03:04

Shefi i EULEX, gjermani Borchardt (që edhe këtej kufirit e njohim mirë, se ka qenë shef i delegacionit të BE-së) ka folur dje në RTK mbi gjyqet e famshme të Kosovës (shiko, rasti Limaj etj) dhe u është përgjigjur akuzave se EULEX u bën presion dëshmitarëve për të folur. “Nuk ka presion te dëshmitarët që të dëshmojnë, por ka presion te ta që mos të dëshmojnë dhe sigurisht kjo nuk vjen nga EULEX-i”, ka thënë Borchardt të hënën në mbrëmje. Madje, ai ka folur për njëfarë omerta-je në Kosovë, kur tha se “puna jonë është po ashtu, ta thyejmë mentalitetin e heshtjes, t`i inkurajojmë njerëzit që kanë dëshmi të na afrohen dhe sa më shumë fajtorë të dënohen”. Çështjen e dëshimtarëve të intimiduar dhe refuzimin e tyre për të dëshmuar, e trajtoi edhe F.Lubonja në një shkrim që fokusohej mbi Ramush Haradinajn, çka shkaktoi reagime të forta. Përgjigjet më të plota të Borchardt mund t’i lexoni edhe në faqen e Kohës Ditore.

A.K

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Atehere jo vetem per tju nxitur fantazine: Vriten dhjete persona e me shume, pa hak e pa pek. Te gjithe ne pune te tyre, e ne pune te zotit. Vriten! Ekzekutohen! Te gjithe te huaj, dhe ky eshte i vetmi motiv qe vriten. Pse jane te huaj! Vriten per rracizem, Vriten nga nazistet. Me e poshtra eshte qe kalojne vite e vite dhe policia gjermane i intrigon te vraret si elemente mafioze e eliminime hesapesh. Me e poshtera dhe me kriminalia eshte qe, policia kishte dijenine e dokumentacion te plote per aktivitetin e grupimeve naziste, dhe me skandalozja dhe e denueshme eshte qe, policia shduku dosjet e nazisteve, e kjo deri ne instancat me te larta. Mir kjo qe shduku dosjet e nazisteve, po dhe baltosi viktimat si mafjoze. Vrasje e dyfishte e shtetit gjerman. Vrasje me betjalish se e nazisteve, te rivrasesh te vdekurit. ( Tani po behet gjygji i krimineleve ose me sakte farsa e gjygjit ku kriminelet dalin prore triumfatore e zgerdhihen.) Kjo nuk eshte fantazi po nje realitet i frikshem horror i qellimshem me mesazh te qarte pe te gjithe ato qe jane te huaj. Fazit: eshte vete shteti qe i inkurajon keto grupime ekstreme? Nuk e di? Po di qe keto ndodhin nen qiellin e europes dhe jo nen qiellin e ngushte te koqes se kanarit Fatos Lubonja. Fatos lubonja eshte format provinciali dhe duhet te heqi dore nga magallomania e te shkruarit per tema te medha per arsyen e vetme se nuk ka kapacitet si ne forme dhe ne permbajtje. &nbsp;Me kete nuk dua te perligj asnje lloj dhune, po vetem po heq paralele te dhunes, dhe cfar dhune, ku partia naziste eshte ne fuqi d&acute;jura e ne parlament se de fakt nuk ka per te vdekur kurre. Po koqja e kanarit kozmopolit, llaci paci fatos Ljubes i djeg suma per serbet dhe jo per shqiptaret. Nen qiellin e europes ka vetem hegjemoni Fatos trapi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.