PD-ja e Beratit sulmon Astrit Patozin: Ai nuk ua di emrat kryetarëve të partisë në rrethe

Ndërsa Gazeta Shqiptare informon se Sokol Olldashi nuk do ta ankimojë rezultatin e zgjedhjeve brenda PD-së, sulmet ndaj Astrit Patozit për deklaratat e tij mbi procesin, vijnë edhe nga baza e demokratëve. Kryetari i PD-së në Berat, Arenc Berati, ka thënë për gazetën se deklaratat e Patozit ishin jo dinjitoze dhe për më tepër ai nuk mbante asnjë lidhje me bazën. “Jam i bindur se po të pyetet Patozi se kush është kryetari i PD-së në rrethin e Beratit, apo ndonjë rreth tjetër, ai nuk e di. E pra, kjo është puna që Patozi ka bërë si nënkryetar i PD-së”. Berati ka konfirmuar se Berisha u kishte kërkuar si nëpërmjet udhëzimeve, ashtu edhe me sms, që të shmangeshin parapëlqimet për kandidatët dhe se drejtuesit e PD-së që do të shfaqnin preferenca për njërin apo tjetrin kandidat duhej që më parë të dorëhiqeshim nga postet drejtuese në PD. Sipas tij, gara ishte reale dhe transparente.
Re.Pu
Add new comment