Basha është protektor i interesave të Berishës, thotë Selami Xhepa

Selami Xhepa, njëri nga ish deputetët e PD-së që u la jashtë listave të kandidatëve në 23 qershor, ka dhënë një intervistë për Shqiptarja.com, në të cilën thotë se gara brenda partisë u krye me nxitim dhe për pasojë, e deformuar. Ai mbështet reagimin e Astrit Patozit, duke këshilluar që e gjithë Kryesia e PD-së të bëjë të njëjtën gjë, por nga ana tjetër thotë se selia blu do ta vuajë deformimin e zgjedhjeve për Kryetar në të ardhmen. “Fakti që z. Basha ishte i përzgjedhur si pasardhës dhe shihet nga shumëkush si protektor i interesave politike të vetë z. Berisha, sigurisht që është problematik. Nëse z. Basha do të ishte zgjedhur si kryetar i PD-së pa përfshirjen e z. Berisha, them se ai do shihej si lideri i vërtetë nga çdo demokrat”, thotë Xhepa. Sipas tij, zgjedhjet në PD duhet të mos ishin kryer me kaq nxitim dhe drejtimin e partisë deri në zgjedhjet e reja, pas dorëheqjes së Berishës, duhet ta merrte Sekretari Përgjithshëm. Nga ana tjetër, ai ndihet i befasuar pse për humbjen e 23 qershorit kanë folur të gjithë, përveç strukturave dhe forumeve të PD-së.
Intervista e plotë http://www.shqiptarja.com/home/1/selami-xhepa-basha-protekto...
r.k
Comments
Po Basha? Ku eshte Basha? A e
Po Basha? Ku eshte Basha? A e di ai se eshte kryetar i PD? Te kishte mbledhur te pakten deputetet, pasi strukturat nuk i mbledh dot.
Struktur dhe statut ne PD eshte vetem Berisha. Nese ka njeri qe e di ndryshe, le te dale e ta thote. Mirepo kemi frike se Berisha e shpall armik...
Vonë, shumë vonë o Selë,
Vonë, shumë vonë o Selë, delegatët ikën.
Add new comment