Gjatë presidencës tonë do të ecim përpara me statusin, thotë ministri i Jashtëm lituanez

Lituania ka marrë Presidencën e Bashkimit Europian në gjashtë muajt e ardhshëm dhe ajo e sheh si të mundur marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë brenda këtij viti. Por në një intervistë për Albanian Screen, shefi i presidencës lituaneze, ministri i Jashtëm, Linas Linkevicius, shprehet se për t’ia arritur qëllimit Tirana duhet të administrojë një tranzicion të qetë të pushtetit. “Shqipëria kaloi një test shumë të rëndësishëm, atë të zgjedhjeve. Tani ajo ka një tjetër test, një tranzicion të qetë. Në këtë rast, gjatë presidencës sonë ne besojmë se do të ecim përpara në mënyrë përfundimtare me statusin”, ka theksuar Linkevicius. Por, që kjo të ndodhë brenda muajit dhjetor, ministri lituanez tha se të gjitha partitë politike duhet të marrin përsipër përgjegjesinë e tyre dhe të bien dakord për të bërë reformat e domosdoshme “në mënyrë që vendit t’i jepet një imazh i besueshëm për t’u integruar në BE”.
Re.Pu
Add new comment