Kutitë e rinumëruara të Kukësit konfirmojnë rezultatin 3 me 1 në favor të PD-së

Postuar në 27 Korrik, 2013 10:22

Lëvizja Socialiste për Integrim shpresonte vërtet në një mandat deputeti në Qarkun e Kukësit, por rezultati i rinumërimit të 15 qendrave të votimit nga Kolegji Zgjedhor i dha të drejtë Partisë Demokratike. Në kutitë e numëruara nga kolegji, u vunë re disa ndryshime të vogla me nga 1-2 vota në krahasim me shifrat e pasqyruara në proces-verbalet e ZAZ-së, të cilat nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar. Megjithatë, përfaqësuesit e LSI-së u shprehën se dy kutitë që u numëruan të fundit (nr. 0441 dhe 0464) kishin mospërputhje të kodeve, duke hedhur hije mbi tjetërsimin e votës. Kolegji vendosi që t’i hapë edhe këto dy kuti, por sërish asgjë nuk ndryshoi. “Problemet me kutitë janë thelbësore. Është cenuar integriteti i tyre”, u shpreh përfaqësuesi i LSI-së në KQZ, Ilirian Muho. Kolegji Zgjedhor kishte vendosur dje hapjen e 15 kutive të Kukësit pas pretendimit të LSI-së për parregullsi dhe për shkak se rezultati për marrjen e një mandati ishte tepër i ngushtë.

Re.Pu

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ka kuptim  qe Muho te shprehe dyshimet e veta ne lidhje me ndryshimin e fleteve te votimit ne magazinat e KQZ-se..!

Do ishte profesionalisht per te nje bllof i madh, madje do te dilte edhe qesharak  -personi-  per te cilin e gjithe opozita e djeshme apo super-mazhoranca  e sotme investoi kaq shume duke sakrifikuar anetaret e vet ne KQZ.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.