Kush është Donald Lu, pasardhësi i Arvizusë dhe ambasadori i ri i SHBA-së në Tiranë

Postuar në 27 Korrik, 2013 11:33

Përmes një deklarate të shkurtër për shtyp në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Barak Obama ka zyrtarizuar emrin e Ambasadorit të ri të SHBA-së në Tiranë. Donald Lu, i cili do të zërë vendin e ambasadorit Aleksandër Arvizu, është një diplomat karriere dhe aktualisht shërben si Zëvendës Shef i Misionit Diplomatik amerikan në Nju Delhi të Indisë. Më parë ai ka shërbyer në ambasadën amerikane në Baku të Azerbajxhanit si i Ngarkuar me Punë nga viti 2009-2010 dhe si Zëvendës Shef i Misionit nga 2007-2009. Lu ka shërbyer edhe si Zëvendës Drejtor i Zyrës për Azinë Qendrore dhe Çështjet e Kaukazëve të Jugut nga viti 2001-2003 dhe si Asistent i Posaçëm i Ambasadorit për Vendet e Sapo-Shpallura të Pavarura nga 2000-2001. Ndër funksione të tjera diplomatike përfshihen: Asistent i Posaçëm i Ambasadorit në Misionin Diplomatik amerikan në Nju Delhi; Zyrtar i Konsullatës amerikane në Tbilisi të Gjeorgjisë; Zyrtar Politik në Konsullatën amerikane në Peshavar të Pakistanit. Lu ka qenë në Sierra Leone nga 1988-1990 si vullnetar me Korpusin e Paqes. Ai ka diplomën e studimeve universitare dhe pasuniversitare nga Universiteti i Princetonit. Ai ka lindur në Huntington Beach, Kaliforni.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.