Gjykata e Lartë mbyll formalisht procesin e Gërdecit, pa asnjë përgjegjës

Duket se fati i tragjedisë së Gërdecit, ku pesë vjet më parë humbën jetën 26 njerëz, është shkruar prej kohësh. Gjykata e Lartë thuajse e ka mbyllur formalisht atë, pasi në datën 19 korrik ka vendosur që të mos pranojë shqyrtimin e ankimimeve që mund të vijnë nga ana e Prokurorisë për këtë proces, shkruan Shekulli. Pesë vjet nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve të Gërdec, gjykatat nuk ka gjetur asnjë përgjegjës për këtë tragjedi. Prej kohësh proceset gjyqësore u zvarritën, derisa u mbyllën me disa të akuzuar, por asnjë të dënuar. Mes të akuzuarve ishte edhe ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili dha dorëheqjen menjëherë pas tragjedisë, por pa e pranuar asnjëherë përgjegjësinë mbi ngjarjen dhe lidhjet që pasuan atë. Për tragjedinë e Gërdecit janë thënë vetëm fjalë, përfshirë këtu edhe premtimet e qeverisë së ardhshme se do të bëjë çmos për dënimin e autorëve.
Re.Pu
Comments
ju e dini kush e beri
<p>ju e dini kush e beri gerdecin vete e late te lire</p>
Add new comment