M. Nano i “jep” Berishës më shumë se ç’i “takon”

Mustafa Nano analizon sot në një shkrim te Shqip “vjedhjen” e votave të PD në Lezhë, në krahasim me me atë të 2009, kur socialistët kërkonin të hapen kutitë, por Berisha ua refuzonte prerë.
Sipas Nanos, situatat perceptohen se janë identitike por nuk janë, sepse “atë vit socialistët kanë kërkuar atë që demokratët kërkuan tani, katër vjet më vonë, me rinumërimin e votave në 10 qendra votimi të Lezhës për shkak të dyshimeve e fakteve që kishin gjetur. Dhe votat u rinumëruan. Berisha pra mori këtë herë atë që ai vetë ua refuzoi socialistëve katër vjet më parë.”
Pasi shpjegon që Berisha ka marrë atë që socialistët nuk e morën dot (me të njëjtin ligj), Nano arsyeton se ai po tenton të marrë gjëra që nuk ia njeh ligji, përmes asaj që Nano e quan KQZ-ja e “tij”, që ka shkelur ligjin. “E ka shkelur haptazi. Ky është një vendim që duhet të merret me votat e pesë anëtarëve të KQZ-së, mirëpo kjo e fundit ka vetëm katër qyqarë. Së dyti, ky është një vendim që është marrë në përgjigje të asnjë ankimimi. Nuk ka madje as edhe një dyshim të hedhur për një qendër të caktuar, a për disa qendra të caktuara” shkruan Nano.
Por, përtej asaj që tha për t’iu përmbajtur transparencës së plotë, Berisha duket se nuk ka gjasa “ta mbyllë gojën” pas kësaj që tha Kolegji.. “Ai këtë tezë do ketë dhe nesër, pasnesër, në muajt e parë të jetës në opozitë.”
Sipas Nanos, “e vetmja gjë që PS-ja duhet të bëjë në këtë rrethanë është të lejojë opozitën (opozitën e pas shtatorit) të ngrejë një komision parlamentar e të bëjë një hetim, në prani edhe të deputetëve të vet, të të gjitha dyshimeve e pretendimeve të tyre... PS-ja duhet ta bëjë qysh tani këtë premtim..... dhe nëse nga ky hetim do të rezultojë që PD-së i është vjedhur një mandat deputeti, ky mandat do t’i rikthehet pa një, pa dy; ndërsa ata komisionerë që kanë marrë pjesë në manipulime të mundshme do të çohen para drejtësisë”.
Këtë duhet ta bëjë jo se Berisha, dhe opozita e nesërme, e meriton. Por “sepse e meritojmë ne të tjerët.”
k.c.
i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/07/23/nje-lajm-i-mire-zgjedhjet-nuk-u...
Add new comment