Rama flet për INSTAT-in dhe auditimin ndërkombëtar, kurse Fullani duket se po bën çmos që ai të jetë i kënaqur

Postuar në 25 Korrik, 2013 08:33

Në një takim të nismuar nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fullani, me drejtues të bankave që operojnë në Shqipëri ishte i ftuar dhe Kryeministri në ngjitje, Edi Rama.

"E vërteta e ekonomisë tonë do të dalë në pah, pasi dimë vetëm gjysëm të vërtetën", tha Rama që pavarësisht programit të vlerësimit të sektorit financiar me ndihmën e FMN-së dhe BB-së, sapo nisur nga Fullani, foli dhe për auditimin tjetër ndërkombëtar:

"Do të marrim edhe një hap për të kërkuar një kompani ndërkombëtare auditimi, që të na ndihmojë një orë e më parë të kemi në tryezë gjithë të vërtetën mbi financat publike"

Rama foli dhe për INSTAT-in që mund të binjakëzohet me stafin e një institucioni të statistikave të një vendi të ri të BE-së, me qëllim marrjen e eksperiencës. Ai tha se:

Stafi i institucionit të statistikave duhet të punojë i çliruar nga presioni politik. Pavërësimin e INSTAT që është një institucion i pabesueshëm dhe i kontrolluar nga kryeministër. Ne duam që INSTAT të shkëputet nga tutela e ekonomike dhe te kthehet ne institucion të pavarur.”

Interesante ishte dhe fjala e Guvernatorit Fullani që niste kështu:

“Prania e zotit Rama si kryeministër i ardhshëm i jep rëndësi të veçantë takimit... Tryeza i paraprin programit që do të ndjekë qeveria e re për buxhetin ekonomik dhe për qeverinë e ardhshme...”

p.s.:

Seyhan Pencabligil, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave, theksoi se "Shqipëria ka 1 miliard euro kredi të këqija dhe se duhet një rritje e kredimit".

 

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.